Të ndëruar shfrytëzues,
Për shkak të mbylljes së Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup më 18 Mars 2020, është i pamundur shkëmbimi ndërkombëtar i dërgesave të cilat SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut “- Shkup e emëruar si operator postar i Shtetit i kryen me operatorët е tjerë postar në botë përmes rrugës ajrore.
Për këto arsye, ka ndërpreje në pranimin e dërgesave në komunikacionin ndërkombëtar postar për të gjitha shtetet, për të cilat shpërndarja e dërgesave bëhet përmes rrugës ajrore, me përjashtim të vendeve fqinje.
Gjegjëshisht për Shqipërinë, Greqinë, Sërbinë, Bullgarinë dhe Kosovën ekziston mundësia për pranimin dhe shpërndarjen, për arsye se me të njejtat bëhet shkëmbimi i postës përmes rrugës sipërfaqësore dhe tokësore.
SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, punon për gjetjen e kanaleve të reja për shpërndarjen e dërgesave në komunikacionin ndërkombëtar postar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me vendet fqinje. Për ndihmë është drejtuar deri te Byroja Ndërkombëtare e Unionit Postar Botëror.
Gjatë kësaj periudhe ndodhin çrregullime në rrjetin global postar për shkak të mbylljes së Aeroporteve në të gjithë botën dhe situata po ndryshon çdo ditë.
Ju, si shfrytëzuesit tonë do të jeni të informuar në web faqen tonë dhe përmes sporteleve tona.