Të nderuar shfrytëzues,
Ju lajmërojmë se SHA”Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup, në përputhje me miratimit të pranuar nga Agjencia e postave në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Aktvendim UP.I nr.02-99 nga data 11.08.2023), bëri ndryshim të çmimeve për shërbimet postare të cilat i parashikon në kuadër të shërbimeve universal në komunikacionin ndërkombëtar postar.
SHA”Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup, në përputhje me obligimet që dalin nga regulative ligjore për punë postare, ndryshimin e çmimeve për shërbime postare e publikoi në gazetat zyrtare (“Sloboden Pecat, Nova Makedonija dhe LAJM me datë 16.08.2023. Çmimorja e re e shërbimeve universal në komunikacionin ndërkombëtar postar të cilat ndryshohen nga data 01.09.2023 është publikuar në web faqen e shoqatës (www.posta.com.mk).
Gjithashtu Ju informojmë që këshilli drejtues i SHA”Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup, i miratoi çmimet e përcaktuara në çmimoren jasht fushëveprimit të shërbimeve universale në komunikacionin ndërkombëtar postar dhe çmimet e përcaktuara në çmimoren për shërbime të veçanta, shtesë dhe shërbime tjera lidhur me dërgesat postare në komunikacionin ndërkombëtar postar, keshtu që të njejtat do të ndryshohen me datë 01.09.2023, kurse çmimoret do të publikohen ne web faqen e shoqatës (www.posta.com.mk).
Për çdo informacion shtesë në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve dhe lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim afarist, Ju lutemi të drejtoheni deri te sektori i shitjes dhe marketingut në kontaktet e publikuara në web faqen e shoqatës.
Me respekt.
Shkup
17.08.2023
Sektori për marketing dhe shitje