Share the post "Kongresi i tretë i jashtëzakonshëm i UPU-së në Gjenevë, Zvicër – Fitore e solidaritetit dhe fleksibilitetit në vepër"
Për herë të tretë në historinë e Unionit Postar Botëror që nga krijimi i tij në vitin 1874 dhe për herë të dytë që nga kongresi i rregullt në Stamboll në vitin 2016, nga 23 deri në 26 Shtator 2019., kongresi i jashtëzakonshëm i UPU-së u mbajt në Gjenevë, Zvicër, ku morën pjesë 800 përfaqësues nga 130 vende, përfshirë një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut i përbërë nga përfaqësues të Postës së Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga Ejup Rustemi, Drejtor Gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut, dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Posta.
Qëllimi i kongresit ishte harmonizimi i qëndrimeve të shteteve anëtare mbi pagesën e kostove të terminalit.
Arsyeja e mbajtjes së këtij kongresi ishte qëndrimi i Shteteve të Bashkuara i shprehur në kongresin e dytë të jashtëzakonshëm në Addis Ababa, Etiopi në 2018. që, në qoftë se nuk do të bëhen ndryshime në mënyrën e pages të kostove të terminalit, Shtetet e Bashkuara do të dalin nga Unioni Postar Botëror në tetor të vitit 2019.
Pas analizave të bëra nga ana e organeve dhe grupeve e punuese të UPU-së me shtetet anëtare dhe aleancat rajonale, në maj të vitit 2019 u paraqitën tre modele të kostove të terminalit (A, B dhe C) dhe një propozim për mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm për të cilin propozim u votua në mënyrë elektronike.
Kongresi, i kryesuar nga z. Bozgeik, Drejtor i Përgjithshëm i Postës Turke, filloi me pikëpamje shumë të kundërta në lidhje më propozimet e ofruara.Fillimisht u shqyrtua opsioni B i cili ishte më i përfaqësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Përkundër propozimit të Afrikës së Jugut me të cilin u plotësua opsioni, dhe i cili siguronte përfitime shtesë për pagesat me sasi më të vogla për vendet në zhvillim, por e njejta u refuzua.
Duke pasur parasysh që opsioni A nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga shtetet anëtare, por që edhe opsioni C nuk i plotëson plotësisht pritjet e shumicës, pas shumë negociatave, pas konsultimeve të gjera në nivelin më të lartë me shumë vende dhe grupe të vendeve, me përpjekje shumë të mëdha për të përmbushur kërkesat e të gjithëve, Unioni Postar Botëror përgatiti dhe paraqiti si ofertë opsionin V (Fitorja).
Opsioni V u votua me brohoritje me çka u përmbyll përpjekja një vjeçare për të gjetur një zgjidhje për mënyrën e pagimit të kostove të terminalit dhe, për kënaqësinë e madhe të të gjitha shteteve anëtare, që Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë edhe më tutje në familjen e madhe postare.Në fjalën e tij përmbyllëse, z. Bishar A. Huseini, Drejtori i Përgjithshëm i UPU-së, falënderoi z. Pascal Clive, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i UPU-së dhe gjithë ekipin pranë Byrosë Ndërkombëtare ,për mundin e dhënë në përgatitjen e opsionit V ,ndërsa shteteve anëtare për marrëveshjen e arritur. Dhe, siç thotë ai: “Opsioni V është një fitore. Fitorja juaj. Ju u bëtë bashkë për të treguar përgjegjësi dhe për të dëshmuar edhe një herë fuqinë dhe fleksibilitetin e aleancës. “