Në organizim të Bashkimit Postar Botëror,nga data 24-25 mars,në Shkup,u mbajt konferenca regjionale me temën “Përkrahja e vendeve të Europës dhe CIS (Vendet e Europës qëndrore,lindore dhe juglindore) në proceset e reformave dhe zhvillimit në sektorin postar përmes IPDP (plane për reforma të integruara postare dhe zhvillim) metodologjisë të Bashkimit Postar Botëror”ku me prezantimin e tyre morrën pjesë përfaqësues të postës së Maqedonisë.
Në përputhje me planin regjional për zhvillim të vendeve të Europës dhe CIS (Vendet e Europës qëndrore,lindore dhe juglindore) të Bashkimit Postar Botëror për periudhën e vitit 2013-2016.,si dhe projekt dokumentin e Bashkimit Postar Botëror,Strategjia për zhvillimin e reformave postare bazohet në:
-promovimin e iniciativave si pjesë e projektit,me qëllim që t’Ju ndihmojë vendeve të implementojnë IPDP aktivitetet,para së gjithash në definimin e shërbimit universal postar,politikën postare dhe kornizën juridike.
-t’Ju ndihmohet vendeve në implementimin e planeve të formuluara,në identifikimin e burimeve financiare si dhe të aplikojnë për fonde financiare në nivel nacional dhe regjional; dhe
-definimin e IPDP metodologjisë në vendet,duke iniciuar motivim dhe përkushtim për rinisje të reformave në sektorin postar
Në konferencën regjionale morrën pjesë përfaqësues të ministrive-përgjegjës për sektorin postar,rregullatorët dhe operatorët postar nacioanal të Maqedonisë,Bosnjës dhe Hercegovinës,Shqipërisë,Kroacisë,Malit të zi,Turqisë dhe Sërbisë.
Në konferencën dy ditore përfaqësuesit diskutuan për definimin e shërbimit universal postar,direktivat e Bashkimit Europian për sektorin postar dhe zbatimin në legjislacionet nacionale,ndërsa u këmbyen dhe përvojat e vendeve të cilat formuluan planet për reforma integruese postare dhe zhvillim si dhe për financimin e reformave postare në përputhje me Bashkimin Postar Botëror.