Të nderuar,
Ju njoftojmë se në emër të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” qytetarët marrin mesazhe në telefon se dërgesat e tyre nuk do të dorëzohen për shkak të adresës dhe të dhënave personale jo të plota.
Pas këtyre njoftimeve nuk qëndron SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Çdo përfaqësim i paautorizuar në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut përbën abuzim klasik dhe i nënshtrohet përgjegjësive penale dhe të tjera ligjore.
Njoftimi i vetëm dhe zyrtar për dorëzimin e paketave tuaja bëhet nga postierët tanë.
Faleminderit për raportimin e çdo përpjekjeje të paautorizuar për të keqpërdorur postën.
Për të gjitha informatat në lidhje me dërgesat tuaja dhe punën e Postës, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare www.posta.com.mk.
Related posts