Share the post "Kandidati për drejtor gjeneral të Byrosë Ndërkombëtare të Bashkimit Postar Botëror Metoki Masahiko për vizitë në Postën e Maqedonisë së Veriut"
Kandidati për drejtor gjeneral të Byrosë Ndërkombëtare të Bashkimit Postar Botëror Metoki Masahiko për vizitë në Postën e Maqedonisë së Veriut.
Metoki Masahiko,kandidat për drejtor gjeneral të Byrosë Ndërkombëtare të Bashkimit Postar Botëror, sot vizitoi Postën e Maqedonisë së Veriut.Në takimin me drejtorin gjeneral Rustemi,ai theksoi: Më lejoni të shprehi kënaqësinë time nga vizita në vendin tuaj si dhe në Postën e Maqedonisë së Veriut.
Shpresoj se nga ana juaj, të nderuar,do të kem mbështetje të madhe për kandidaturën time! Qëllimi i vizitës sime është prezantimi i programit,misionit dhe vizionit,theksoi Metoki Masahiko, drejtori gjeneral i Postës së Japonisë dhe kryesues i Keshillit për Operacione Postare UPU.
Gjatë periudhës së kaluar kam vizituar disa vende dhe administrata postare,dhe nga kontaktet e deritanishme mund të them që kam besim të madh në parimet themelore dhe principet në të cilat bazohet kandidatura ime,të cilat i hasa edhe tek ju.Transparencë,barazi dhe efiksaitet janë tre principet në të clat do ta fokusoj punën time.
Më e rëndësishmja për administratat postare është të jenë profitabile,të jenë të përgjegjshëm ndaj shoqërisë,dhe në të njejtën kohë të ofrojnë shërbime kualitative për të gjithë qytetarët.
Nevoja për një rrjet të sigurtë të vetëm në botë është me rëndësi të veçantë,për arsye se kompanitë private nuk janë pjesë e këtij rrjeti,përfundoi Masahiko.
Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut,Ejup Rustemi,u falenderua për vizitën e bërë administartës tonë postare dhe vendit tonë,si dhe shfytëzoi rastin për këmbim të përvojave dhe mendimeve për zhvillimet aktuale ne sektorin postar.
Në përbërje të delgacionit japonez kishte edhe përfaqësues nga: Ministria për punë të brendshme dhe lidhje të Japonisë z.Jutaka Kitagami dhe znj.Tae Sato,si dhe z.Shinji Tazaki,drejtor-Sektori për biznes ndërkombëtar pranë Postës së Japonisë