Share the post "Informatë për hapje të postës kontraktuese në vendkalimkufitar"
Me vendim të Këshillit drejtues të Postës së Maqedonisë, njësitë postare që gjenden në vendkalimet kufitare: Bllacë, Bllatë, Shën Naum, Qafthanë, Mexhitli, Stenjë, Dojran i vjetër, Bogorodicë, Novo Sellë, Delçevë, Pelincë, Deve Bair dhe Tabanovcë transformohen në posta kontraktuese dhe të njejtat do të bëjnë pranim dhe dorëzim të dërgesave postare.
Posta kontraktuese kryen shërbime postare në bazë të kontratës për persona juridikë dhe fizikë, në pajtim me Ligjin e shërbimeve postare. Posta kontraktuese duhet të ketë numrin postar, emrin e vendbanimit dhe vulë postare. Ajo ka të gjitha karakteristikat e postës, sportelit, me një dallim që organizohet në vende ku rrethanat ekonomike dhe të tjera arsyetojnë një organizim të një njësie të tillë postare. Shërbimet postare të cilat kryen posta kontraktuese janë të definuara me kontratë të veçantë.
Të gjitha personat fizikë dhe juridikë të cilët duan të nënshkruajnë marrëveshje për hapje të postave kontraktuese në vendkalimet kufitare mund të lajmërohen te personat përgjegjës në Sh.A “Posta e Maqedonisë”.
Vendimi për transformim hyn në fuqi nga 12 dhjetori i vitit 2012 ndërsa do të zbatohet pas nënshkrimit të kontratës për postë kontraktuese.
Njëkohësisht ,Posta e Maqedonisë informon shfrytëzuesit e shërbimeve postare se postat kontraktuese në vendkalimet kufitare do të punojnë 24 orë.