Donacion prej 146 shtëpiza dhe 142 monitorë, sot në Qendrën kryesore për komunikacion postar Shkupi 2, iu dorëzuan drejtorit të përgjithshëm të Postës, Orhan Kurtishit nga ana e Muhamed Haxhipazi, drejtor ekzekutiv në Halk Bank.
Në dhurimin e donacionit morën pjesë edhe Zëvendës drejtori gjeneral i Postës, Nikollço Ugrinov, Drejtori i Sektorit të teknologjisë së informacionit të Postës, Dejan Nikolovski, dhe Drejtori i Sektorit të sistemeve të informacionit të Halk Bank-ës, Dejan Petkoski.
Ky donacion i pajisjeve IT nga ana e Halk Bank-ës do të ndihmojë në mbarëvajtjen e procesit të punës në posta në të gjithë Maqedoninë, si dhe do të përmirësojë cilësinë e punës.
Drejtori i përgjithshëm Kurtishi falënderoi Halk Bank-ën për donacionin dhe theksoi se qëllimi kryesor janë përdoruesit e kënaqur të shërbimeve të ofruara nga Posta.