Share the post "Fjalim i drejtorit te Postës së Maqedonisë, Z. Rafis Aliti me rastin e Ditës botërore të Postës"
Sot është Dita botërore e postës. Festojmë bashkarisht me të gjitha postat e botës, që nga viti 1993 kur më datë 12 korrik Maqedonia u pranua si anëtare e Unionit Botëror Postar, me ç’rast u bëmë pjesë e familjes botërore postare.
Në Maqedoni, posta po lufton me ngjarjet aktuale shoqërore respektivisht puna e Postës së Maqedonisë është direkt e ndikuar nga ngjarjet aktuale në shtet. Por, dua të potencoj se në asnjë moment shfrytëzuesit e Postës së Maqedonisë nuk janë vënë në pikëpyetje, respektivisht Posta e Maqedonisë jep maksimumin e saj në ofrimin e shërbimeve postare si brenda territorit të Republikës së Maqedonisë ku me shërbimet e saj përfshin edhe pjesët më të largëta të vendit, ashtu edhe në nivel global. Posta e Maqedonisë ju përgjigjet sfidave bashkëkohore dhe është partner i barabartë i postave në nivel botëror global.
Posta e Maqedonisë është allka kyçe e cila lidh personat fizikë me institucionet në komunikimin e përditshëm postar. Dita ditës po i persosim shërbimet tona si dhe ndihmojmë atje ku puna jonë mund të kontribuojë. Kështu, Posta e Maqedonisë në mënyrë aktive bashkëpunon edhe me institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë dhe ndihmon akcionet që janë në dobi të shoqërisë. Në këtë drejtim, Posta e Maqedonisë në kërkesë të Ministrisë së arsimit të Republikës së Maqedonisë, deri më tani realizoi dërgesë falas të 60 mijë librave shkencorë të autorëve të jashtëm të përkthyera në gjuhën maqedone dhe shqipe, ndërsa në vazhdë është dërgesa e po aq dergesave në të gjitha bibliotekat, univerzitetet, Kuvendin e Maqedonisë, Qeverinë e Maqedonisë dhe Sekretariatin për zbatimin e marreveshjes kornizë. Në këtë mënyrë, nxitet arsimimi, edukimi dhe mundësohet qasje më e lehtë e literaturës profesionale në institucionet arsimore në Maqedoni.
Në bashkëpunim me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve dhe Minsitrinë e punëve të jashtme, Posta e Maqedonisë, poashtu dërgoi falas mbi 300 pako me libra nga autorë të Maqedonisë të përkthyera në gjuhë angleze, në të gjitha ambasadat e Maqedonisë dhe përfaqësitë konzulare të cilat ndodhen jashte, me ç’rast mundësohet që më gjerë të përcjellet shkenca,literatura dhe kultura e Maqedonisë në nivel global.
Statistika botërore për vitin 2012 flet se postat në nivel botëror kanë dorëzuar rreth 350 miliardë letra dhe mbi 6 miliarda pako. Në Republikën e Maqedonisë jemi krenar për shifrën e mbi 49 milionë letrave, që nuk është edhe ndonjë numër i vogel në nivel global.
Një pjesë të këtyre letrave në suaza të përgjegjësisë së saj shoqërore i dorëzon falas. Kështu, tradicionalisht shërbime postare falas i mundësohet Shoqatës së fëmijëve pa prindër “Idnina” dhe Kryqit të kuq të Maqedonisë.
Me këto aktivitete,Posta e Maqedonisë përkrah qëllimin kryesor të Ditës Botërore të postës e ai është të ngihet vetëdija dhe roli i sektorit postar në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve, si dhe kontributi i tyre drejt zhvillimit social dhe ekonomik të vendeve. Kjo ditë festohet sot në mbi 150 vende të botës dhe festohet çdo vit më 9 tetor kur është themeluar edhe Sindikati botëror postar më vitin 1874 në Bern të Zvicrës.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, për Ditën Botërore të Postës potencon se shërbimet postare luajnë rol të rëndësishëm në këmbimin e informatave dhe të mirave dhe se postat në gjithë botën po redefinohen me qëllim të kënaqin nevojat gjithnjë e më të mëdha të klientëve. Po ky është edhe qëllimi i Posës së Maqedonisë, respektivisht plotësimi i nevojave të shfrytëzuesve dhe brenga për nevojat e tyre në lidhje me shërbimet postare.
Posta e Maqedonisë edhe këtë vit bashkangjitet në kremtimin e kësaj dite të madhe botërore dhe në mënyrë simbolike do e shënon me një donacion finansiar për Shtepinë e fëmijëve pa prindër “ 11 Tetori” në Shkup. Vlerësonim, se sivjet ndihma për këta fëmijë do ishte më shumë e mirëseardhur se çfarëdo manifestimi intern.
Të nderuar, kolegë, bashkëpunëtorë, shfrytëzueës të shërbimeve të Postës së Maqedonisë. Shfrytëzoj rastin të potencoj se Posta e Maqedonisë mbetet besnike në ofrimin cilësor të shërbimeve për klientët e saj, vazhdimisht po ndjek trendet bashkëkohore dhe ka për qëllim një të ardhme më të mirë. Na qoftë e gëzueshme Dita Botërore e Postës!
Sh. A “Posta e Maqedonisë”
Drejtor i përgjithshëm
Rafis Aliti