Share the post "Fjala e Drejtorit gjeneral të Byrosë Ndërkombëtare tëUnionit Postar Botëror “Postat për planetin”"
“Nuk mund ta injorojme më gjendjen e jashtezakonshmeklimatike. Ndryshimet drastike në mjedisin tonë jetësor kanëfilluar të ndikojnë seriozisht në ekzistencën dhe jetën tonë tëpërditshme.
Shkencëtarët janë të njëzëshëm dhe të qartë: aktivitetetnjerëzore shkaktojnë ndryshime klimatike. Organizatatndërkombëtare, qeveritë dhe shoqatat qytetare po bëjnë thirrjepër veprim të menjëhershëm nga të gjithë sektorët për tëshmangur goditjen më të keqe të kësaj krize.
Në sektorin postar janë të punësuar më shumë se 5 milionënjerëz që punojnë në më shumë se 600,000 njësi postare në 192 vende. Sektori dorëzon qindra miliarda dërgesa postare në vit. Nuk ka dyshim se sektori postar dhe partnerët e tij kanëpërgjegjësi për të ndërmarrë veprime konkrete për të reduktuargazet e karbonit. Duhet të nxisim ndryshimin në sektorin tonë.
Për të shënuar këtë vit Ditën Botërore të Postës, kemizgjedhur temën “Postat për planetin“. Si lojtar global nëshpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve thelbësore, Postat janënë pozicion kryesor për të udhëhequr partnerët e tyre në të gjithëzinxhirin global të furnizimit. Ata mund të jenë liderë në zbutjene ndryshimeve klimatike, përshtatjen dhe fleksibilitetin nësektorë të tjerë.
Ballafaqimi me ndryshimet klimatike nuk është aspak njëdetyrë e lehtë. Veprimi real kërkon investime reale, por këtoinvestime janë për të ardhmen tonë.
Gjithashtu, veprimet në lidhje me ndryshimet klimatike do të nxisin përparimin dhe zhvillimin e qëllimeve sociale dheekonomike. Çdo person, biznes dhe komb në këtë planet ka pjesë në këtë luftë. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për tësiguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.
I inkurajoj qeveritë e vendeve të Unionit Postar Botëror qëtë punojnë së bashku me partnerët publikë dhe privatë për tësiguruar investime klimatike për sektorin postar.
U bëj thirrje Postave të ringjallin frymën e inovacionit tëcilët ndihmuan në përkrahje të bashkësive gjatë pandemisëCOVID-19.
Shfrytëzojeni këtë përvojë për të gjetur zgjidhje inovativetë cilat do të zvogëlojnë gazet e karbonit dhe ajo lë të shërbejë sipikë referimi për gjetjen e mënyrave të përshtatshme dhe me ndikim për të mbështetur bashkësitë tuaja.
Në fund,u dërgoj lutje miliarda njerëzve që përdorin Postatçdo ditë të mbështesin sektorin tonë sepse punojmë së bashkupër të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme.
Ju uroj një festë të suksesshme në Ditën Botërore të Postës”.
Mashahiko Metoki
Drejtor gjeneral