Posta e Maqedonisë në bashkëpunim me Agjensionin e postave dhe Unionin për kujdesje dhe edukim të fëmijëve në R. e Maqedonisë , me iniciativë të Unionit Postar Botëror organizuan garën për përmbajtje më të mirë letrare me rastin e 9 tetorit, Ditës botërore të postës. Tema e cila ishte e propozuar nga Unioni Postar Botëror për këtë vit ishte „ Paramendo që je një letër e cila udhëton në kohë“.
Komisioni në përbërje të: Gorjan Petrevski, shkrimtar dhe përfaqësues i Unionit për kujdesje dhe edukim të fëmijëve në RM, Mustafa Ibrahimi profesor universitar, Marija Taushanska , përfaqësuese e Agjensionit të postave dhe Valentina Cvetkoska të cilët ndanë çmimet për vendin e parë,të dytë dhe të tretë, kurse pesë krijimtari tjera letrare fituan mirënjohje.
Përmbajtja më e mirë letrare ishte e Todor Penjushkov nga SHF „Dimkata А. Gaberot” nga f.Vatasha , Kavadar dhe është dërguar deri tek Byroja Ndërkombëtare e Unionit Postar Botëror në Bern, Zvicër ku do të garojë me përmbajtjet e tjera letrare nga të gjitha vendet e tjera anëtare të Unionit Postar Botëror.
Lulesa Pajaziti nga SHF„Kirili dhe Metodi“ nga Tetova është fituese e çmimit të dytë , dhe Pandora Maneva nga SHF „Nikolla Karev “ nga Koçani zuri vendin e tretë. Mirënjohje morrën nxënësit në vijim: Mihaella Nikollova , SHF „Aleksandri i Maqedonisë“, Ivana Daçevska, SHF „Tihomir Milloshevski“, Suela Rushiti, SHF „Fan Noli“, Monika Aleksovska , SHF „H.T. Karposh“ dhe Mihaella Zdravkovska nga SHF „Shën Klimenti i Ohrit“.
Dita botërore e Postës festohet çdo vit më 9 tetor , qëllimi i këtij konkursi letrar është përmirësimi i artit të fjalës së shkruar, aftësitë e shprehjes dhe në të njejtën kohë edhe trajtimi i traditës së shkruarjes së letrave.