Me rastin e 9 Tetorit, Ditës Botërore të Postës, me qëllim që të përmirësohet arti i fjalës së shkruar dhe aftësitë e të shprehurit, Unioni Postar Botëror organizon një konkurs ndërkombëtar për përbërjen epistolare për të rinjtë.
SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në bashkëpunim me Shoqatën për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut zhvillon konkursin letrar në të cilin marrin pjesë të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare. Tema e Konkursit të 49-të Ndërkombëtar të këtij viti ishte “Shkruaj porosi një të rrituri për botën në të cilën jetojmë”.
Juria e përbërë nga Gorjan Petreski – shkrimtar, përfaqësues i Shoqatës për kujdes dhe edukim të fëmijëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Ibrahimi – shkrimtar, profesor universitar dhe Marija Taushanska Anastasovska – gazetare në gazetën e përditshme Nova Makedonija, shpalli tre letrat më të bukura për këtë vit , dhe ajo:
Vendi i parë – Jana Popovska
- Shkolla fillore komunale “Elpida Karamandi”, Manastir
- mentor: Suzana Petkovska
Vendi i dytë – Todor Penjushkov,
- Shkolla fillore komunale”Dimkata A. Gaberot, Vatasha, Kavadarci
- mentor: Aleksandra Boshkov
Vendi i tretë – Ella Mustafi
- Shkolla fillore komunale “Bashkimi”, Gostivar
- mentore: Flutra Rustemi
Letra e cmimit të parë të nxënses Jana Popovska u dërgua në selinë e Unionit Postar Botëror në Bern, Zvicër, ku garoi me të rinj të tjerë nga e gjithë bota.
Posta e Maqedonisë së Veriut për nxënësit fitues, pjesëmarrës në Konkurs siguroi shpërblime në të holla.
Këtë vit, për fat të keq, për shkak të pandemisë, Posta nuk do të jetë në gjendje të mbledh nxënësit fitues, siç e kemi organizuar vitet e kaluara.
Falënderojmë studentët fitues për pjesëmarrjen në konkursin letrar, i përgëzojmë për çmimet dhe i ftojmë të marrin pjesë në konkursin që Unioni Postar Botëror do të shpallë për vitin e ardhshëm 2021.