Share the post "Falënderim nga Ambasada e Japonisë për lëshimin e pullës postare dedikuar Kenzo Tange"
I nderuar z.Rustemi,
Më lejoni t’ju përgëzoj për punën e mrekullueshme që Ju dhe punonjësit tuaj keni bërë me lëshimin e pullës së përshtatshme postare për Kenzo Tange.
E përshëndes udhëheqjen dhe intuitën tuaj, si dhe profesionalizmin e ekipit tuaj. Jam falënderues që Ambasada jonë mund të jetë pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm. Кjo është për ne me të vërtetë projekti më i mrekullueshëm deri më tani me të cilin vërtetohet miqësia shumëvjeçare midis dy shteteve dhe dy popujve tonë.
Ju falënderojë për dhuratën që na dërguat, pllakën me pullën e përshtatshme, pullat e përshtatshme dhe zarfet e vulosura. Do ti ekspozojmë në Ambasadë, si dhe gjatë kohës së aktiviteteve tona kulturore si mirënjohje e miqësisë sonë.
Do të doja, gjithashtu, ti promovojmë pullat në profilin e facebook-ut si dhe në web faqen e Ambasandës. Me lejen tuaj, do të dërgojmë disa në zyrën e Kenzo Tange në Tokio. Ato bashkëpunuan në këtë projekt dhe do t’ju bëhet qejfi ti shohin.
Ju falënderoj edhe njëherë z.Rustemi, për miqësinë tuaj.
Shpresoj që miqësia jonë do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Me respekt,
Keiko Haneda
Ambasador i Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut