Share the post "Është promovuar pulla postare “Kedev – 14 majat më të larta”"
Në nder të kardiologut maqedonas, doktor i shkencave mjekësore dhe alpinist dr. Sashko Kedev, maqedoni i parë që ka ngjitur të gjitha 14 majat mbi 8000 metra, Posta e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar pullën postare “Kedev – 14 majat më të larta”.
Ju na frymëzoni jo vetëm si autoritet mjekësor, alpinist, por edhe si njeri. Prandaj, kënaqësia është e madhe të jemi këtu me ju kur po promovojmë pullën postare ‘Kedev – 14 majat më të larta’, e cila besoj se do të fitojë zemrat jo vetëm të koleksionistëve të pullave postare, por edhe të të gjithë qytetarëve. Sepse pullat janë ambasadori ynë në botë. Ato përfaqësojnë kulturën tonë, traditën dhe sukseset tona për të cilat jemi krenarë”, tha Bojan Keremesteski, drejtor në Sektorin për operacione postare, duke promovuar pullën.
Për dr. Sashko Kedev, i cili falënderoi për botimin e pullës postare, ngjitja e shtatë majave më të larta në çdo kontinent dhe e 14 majave mbi 8.000 metra në botë konsiderohet një sukses kombëtar, e jo personal. Mesazhi i tij për të rinjtë është që të mos kenë frikë dhe të mos dorëzohen kurrë.
Autore e pullës postare është Sara Mançevska; është emetuar në një tirazh prej 6000 kopje, ndërsa vlera nominale është 36 denarë.
Shqip









