Posta e shpejtë EMS e Postës së Maqedonisë është shërbim shumë profesional i cili shfrytëzuesve të vet u ofron dërgim më të shpejtë, kualitativ dhe më të sigurt të dërgesave postare në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me rregullat dhe afatet e parapara për dërgim.
Pranimi i EMS dërgesave realizohet:
- me thirrje në numrin e telefonit 15000 në territorin e Shkupit
- me thirrje në numrat e telefonit për të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë
- me dorëzimin e EMS dërgesave në sportel në të gjitha postat në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë
Posta e shpejtë EMS ofron pranimin, bartjen dhe dorëzimin e EMS dërgesave ‘’të njëjtën ditë’’ dhe ‘’sot për nesër’’ me afat për dorëzim:
- 3 orë për shërbimin ‘’në të njëjtën ditë’’ në Shkup
- deri në 12 orë për shërbimin ‘’sot për nesër’’ në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë
- deri në orën 12 të ditës së ardhshme për shërbimin ‘’sot për nesër’’
Call qendra në EMS shërbimin e Postës së Maqedonisë është në dizpozicion për të gjithë shfrytëzuesit çdo ditë pune prej orës 07:00 deri 20:00
EMS në komunikacionin postar ndërkombëtar
Express Mail Service (EMS) në komunikacionin postar ndërkombëtar është shërbim i cili mundëson dorëzimin e dërgesave në komunikacionin ndërkombëtar në afat më të shkurtër kohor dhe me çmime të volitshme.
Për informata rreth dorëzimit ekspres të dërgesave në komunikacionin postar ndërkombëtar mund të paraqiteni në Call qendrën në numrin e telefonit 15000.
Për informacione më të hollësishme vizitoni linqet e caktuara më poshtë:
- Shërbimi për shpedicion (adresa me të dhëna ku shfrytëzuesi mund të marrë informata për dokumentet e duhura për dërgimin e EMS dërgesës ndërkombëtare)
- Sektori për marketing (kalkulator me çmimore për komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar).