Share the post "Ekspertë nga PostEurop dhe Unioni Postarë Botërorë për vizitë në Postën e Maqedonisë"
Ekspertë nga PostEurop dhe Unioni Postarë Botërorë, duke filluar nga sot më 27 nëntor 2017, e deri në fund të javës 01 dhjetor 2017 qëndrojnë për vizitë pune në Postën e Maqedonisë. Qëllimi i vizitës është skanimi dhe auditimi i procesit teknologjik në Postën e Maqedonisë. Për këtë arsye brenda javës ekspertët nga PostEurop dhe Lidhjes Botërorë Postar sëbashku me përfaqësues nga Posta e Maqedonisë do të vizitojnë Qendrën kryesore për komunikim postar Shkupi 2, postën për avio-dërgesa, si dhe do ti vizitojnë njësitë e rrjetit postar.
Majra Llodi, menaxher operativ pranë PostEurop në takim me ekipin drejtues nga Posta e Maqedonisë u shpreh se janë këtu me kërkesë të Postës së Maqedonisë, dhe qëllimi është që t’u përgjigjen sfidave të cilat i ndodhen përpara ndërrmarjes si dhe në interes të konsumatorëve të shërbimeve postare. Drejtori gjeneral i ndërrmarjes z. Faadis Rexhepi në emër të ekipit drejtues u shprehi mirëseardhje dhe theksoi se: “besoj se do të jemi në nivel të qëllimeve të vendosura dhe me ndihmën e rekomandimeve të pranuara nga puna juaj, ndërrmarja do të vazhdojë të ecë me një tempo të përforcuar në drejtim të duhur”