Share the post "Udhëheqësia e Postës së Maqedonisë në vizitë zyrtare në Postën e Bullgarisë"
Udhëheqësia e Postës së Maqedonisë në vizitë zyrtare në Postën e Bullgarisë
Qëllimi i vizitës është vendosja e bashkëpunimit si dhe shkëmbimi i eksperiencave mes dy kompanive.
Gjatë kësaj vizite, Rustemi është takuar me homologun e tij Dejan Daneshki ku u bisedua për aktivitetet rrjedhëse e të dy administratave postare dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sektori postar.
Rustemi tha se ky bashkëpunim do të jep rezultate të dukshme në fusha të ndryshme në interes të ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët e të dy vendeve. Kjo vizitë shënon një moment shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes dy kompanive.
Përfaqësuesit e të dy administratave postare synojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e veprimtarisë postare që do të jetë në interes të përbashkët.
Drejtori i Postës Bullgare Daneshki është pajtuar që ti ofrojë mbështetje teknike dhe profesionale Postës së Maqedonisë në shumë sektorë, ku synon ofrimin e një përvoje kualifikuese që do të ndikojë në zhvillimin e aftësive profesionale, duke krijuar mundësi në integrimin e punës.
Gjatë qëndrimit në Sofje, Drejtori gjeneral Rustemi ishte i shoqëruar nga Drejtori për shitje dhe marketing Dragi Cvetkovski, dhe Udhëheqësi për komunikacion postar Irfan Ibraimi.