Тakim me përfaqësues të lartë të Temu-së
Share the post "Drejtori Gjeneral I Postës, Orhan Kurtishi, merr pjesë në promovimin e pulles postare të Luigj Gurakuqit në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut"
Sot, si Drejtor I Postës së Maqedonisë së Veriut, pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e pullës postare kushtuar Luigj Gurakuqit, në përvjetorin e 100-të të vdekjes së tij. Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë, pasi nderon një figurë të shquar të historisë shqiptare, I cili kontribuoi në ngjarje kyçe si Kongresi I Manastirit dhe shpallja e Pavarësisë. Me shpërndarjen e kësaj pule, Posta e Maqedonisë së Veriut kontribuon në ruajtjen e kujtimit për personalitetet që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për kombet shqiptar. Falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur këtë iniciativë.
Në fjalën e tij, Drejtori Kurtishi vlerësoi rolin e ITSHKSH-së në ruajtjen dhe promovimin e historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar. Ai theksoi se ky institut është një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin dhe pasurimin e dijes shkencore mbi trashëgiminë tonë dhe se përmes punës së tij po kontribuon në ndriçimin e shumë aspekteve të historisë sonë kombëtare.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shquara nga fusha e akademisë, politikës dhe kulturës, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e kësaj vepre dhe ndikimin e saj në pasurimin e dijes historike dhe kulturore.
Related posts