Share the post "Dorëzim i çertifikatave nga evidenca amë në adresë të shtëpisë së qytetarëve"
PROJEKT I DREJTORISË PËR UDHËHEQJEN E LIBRAVE AMË DHE SHA POSTA E MAQEDONISË -SHKUP
Drejtoria për udhëheqjen e librave amë Ju informon që nga data 05.10.2017 sjell dy shërbime të reja për qytetarët.
Sot fillon projekti për dorëzimin e çertifikatave nga evidenca amë në adresë të shtëpisë së qytetarëve. Ky projekt është bashkpunim ndërmjet Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe SHA Posta e Maqedonisë -Shkup.
Për këtë qëllim, drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe SHA Posta e Maqedonisë -Shkup, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, që nënkupton dorëzim të dokumentacionit nga evidenca amë në adresën e shtëpisë së qytetarëve, më së voni deri në 72 orë nga momenti i aplikimit.
Menyra e aplikimit është e thjeshtë.
Është e nevojshme që ta vizitoni ueb faqën e Drejtorisë www.uvmk.gov.mk ose drejt ti qaseni përmes portalit https://e-portal.uvmk.gov.mk si dhe përmes sistemit të veçantë të sigurisë i cili garanton mbrojtje të të dhënave personale, të cilat shfrytëzohen për tu regjistruar dhe për të plotësuar kërkesën në formë elektronike. Pas plotësimit me sukses të kërkesës dhe pagesës do të ju arrijë notifikim në e-mail adresën për realizim të suksesshëm të kërkesës si dhe koha e dorëzimit të çertifikatës suaj.
Postieri pas informimit nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë, që çertifikata e kërkuar është gati, e tërhjek nga Drejtoria dhe e dorëzon në adresën e shtepisë së qytetarit.
Ky projekt i të dyja institucioneve u mundëson qytetarëve aplikim të thjeshtë, të shpejtë dhe kursim të kohës dhe të hollave, si dhe zvogëlon shtyerjen para sporteleve. Në tërësi ky sistem i pranimit të çertifikatave nga evidenca amë është i sigurtë, ku të dhënat personale të qytetarit janë maksimalisht të mbrojtura.
Për dorëzimin e çertifikatës në adresë të shtëpisë deri në cilin do vend qoftë në Republikën e Maqedonisë përskaj shpenzimeve të deritanishme do të paguhen në mënyrë shtesë edhe 100 denarë për shërbim postar.
Ajo të cilën qytetarët duhet ta dijnë për këtë lloj aplikimi është që kërkesa për çertifikatë nga evidenca amë dorëzohet personalisht ose për fëmijën e tij të mitur, përderisa pranimi i çertifikatës nga evidenca amë kryhet me bashkangjitjen e dokumentit për identifikim personal të dorëzuesit të kërkesës.
Fillimisht ky shërbim do të jet i qasshëm vetëm për qytetarët e qytetit të Shkupit, pastaj edhe për qytetarët e qyteteve tjera në Maqedoni, për të cilën qytetarët do të jenë të informuar në mënyrë shtesë. Si shërbim i dytë të cilin e promovon sot Drejtoria për udhëheqje të librve amë është shërbimi me të cilin qytetarët përmes portalit dhe kërkesës për çertifikatë nga libri amë i të lindurve do të mund të dorëzojnë kërkesë edhe për çertifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve.
Të dyja shërbimet janë të lidhura ndërmjet vete dhe qytetarët do të kenë mundësi që edhe çertifikatën nga libri amë i të kurorëzuarve ta pranojnë në adresën e shtëpisë.
I tërë projekti është pjesë e programës qeveritare 3-6-9, e cila nënkupton afrimin e institucioneve deri te qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë saj.