Share the post "Dita e postës së Maqedonisë së Veriut Fjalimi i drejtorit gjeneral Ejup Rustemi"
Të nderuar kolegë,
Më lejoni, që si drejtor gjeneral t’Ju uroj 22 prillin – Ditën e punonjësve postar.
Traditën me të cilën jemi veçanërisht krenarë, e vazhdojmë edhe këtë vit, në kushte kur të gjthë ne ballafaqohemi me pandemi të përmasave botërore, ku më të atakuarit jeni ju, kolegë të nderuar që vazhdimisht jeni në rajonet e dorëzimit, sportelet, në vendet tuaja të punës.
Sinqerisht shpresoj se këtë sfidë, të vendosur para gjithë neve,me sukses do ta përballojmë, para së gjithash duke ruajtur shëndetin tone dhe shëndetin e më të afërmëve tanë, sepse në qoftë se jemi të përgjegjshëm ndaj vetes do të jemi të përgjegjshëm edhe ndaj të tjerëve.
Ju, punonjësit tanë jeni personifikimi i postës. Ju e bëni kompaninë tone të sukseshme dhe të respektuar tek shfrytëzuesit tanë. Për këtë arsye, siguria juaj gjithmonë do të jetë prioriteti ynë.
Me respeKt,
Ejup Rustemi
Drejtor Gjeneral