Në interes të së vërtetës dhe pas gënjeshtrave të thëna nga partia politike VMRO-DPMNE, është e rëndësishme tëtheksohet se nuk ka të bëje me krijimin e vendeve të reja të punës dhe shpenzime financiare shtesë për kompaninë, pasi që për momentin këto pozicione pune kryhen nga persona të cilëve u skadon kontrata e punës dhe të cilat deri tani ishin të lidhura me afat të caktuar.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve pa ndërprerje,sidomos duke marrë parasysh se SHA” Posta e Maqedonisë së Veriut” është ofrues i shërbimit universal postar në komunikacionin postar tëbrendshëm dhe ndërkombëtar,si dhe që të jemi transparent dhe të hapur,kompanija jonë shpall konkurs publik për vend pune- postierë, në kohë të pacaktuar, i cili është i hapur për çdo qytetartë interesuar.
Ne e kuptojmë nevojën e opozitës për përfitimin e poenave ditore politike, por ne mendojmë se është jashtëzakonisht jokorrekte të ekspozohen postierët ndaj gënjeshtrave dhe informacioneve të pasakta, të cilët pa u kursyer, duke sakrifikuar dhe duke qenë plotësisht të ekspozuar ndaj rreziqeve që mbart virusi Covid 19, gjatë gjithë këtyre muajve me ndershmëri fitojnë jetesën e tyre duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe shëndetin e të afërmëve të tyre.
Për më tepër ,ne do të dëshironim të informojmë publikun se ky konkurs fillimisht u shpall gjatë muajit shkurt të vitit 2020, por nuk është realizuar, duke ndjekur rekomandimet e KomisionitShtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ( KSHPK) për shkaktë respektimit të dispozitave ligjore si dhe të shmangë çdo ndikim brenda procesit zgjedhor.