Share the post "Delegacion nga Posta e Turqisë qëndron për vizitë pune në Postën e Maqedonisë."
Delegacioni nga Posta e Turqisë i ngarkuar për implementimin e projektit për zhvillim të tregtisë elektronike ndërmjet dy postave sot qëndron për vizitë pune në SH.A. ,,Posta e Maqedonisë,,-Shkup.
Kjo vizitë pason pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në mes të drejtorit të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepi dhe drejtorit të Postës së Turqisë z. Kenan Bozkejik , në Stamboll, në muajin tetorë të vitit 2016. Qëllimi i Memorandumit është bashkëpunimi në zhvillimin e tregtisë elektronike (e-commerce), rritjen e cilsisë të shërbimeve, shërbimeve postare-finansiare, shkëmbimi i informatave dhe formimi i grupeve të punës për projekte në mes të dy drejtorive postare.
Temë diskutimi i takimit të sotëm, ndërmjet drejtorit gjeneral të Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepi dhe përfaqësusve të Postës së Turqisë udhëhequr nga drejtuesi i sektorit për marëdhënie ndërkombëtare z-nj. Xhandan Shenjuz ishte implementimi i tregtisë elektronike në Postën e Maqedonisë.
Përgjat ditës së sotme përfaqësuesit e Postës së Turqisë, realizuan disa takime me përfaqësuesit e shërbimeve të Postës së Maqedonisë dhe anëtarët e grupit të punes të formuar me qëllim të zhvillimit të tregtisë elektronike. Mes tjerash përfaqësuesit e Postës së Turqisë do ta vizitojnë edhe Qendrën kryesore të komunikacionit postar Shkupi 2, dhe disa njësi të rrejtit postar.
Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë z.Faadis Rexhepi u shpreh se Posta e Maqedonisë është e gatshme për fillimin e zbatimit të tregtisë elektronike, dhe si shërbim i ri përveç për Postën e Maqedonisë do t’u shërbejë edhe shfrytëzusve të shërbimeve të postës së Maqedonisë dhe qytetarëve të R.Maqedonisë.