Share the post "Delegacion i Postës së Maqedonisë në vizit pune në Postën e Kosovës"
Delagacioni i Postës së Maqedonisë në krye me Drejtorin gjeneral z.Ejup Rustemi i shoqëruar me ekipin menaxherial në përbërje të, Drejtorit për operacione postare, Remzi Abdulahu, Udhëheqesin për komunikacion postar Irfan Ibrahimi sot qëndruan në Prishtine, në Postën e Kosovës me qëllim të realizimit të takimit punues me Kryeshefin Ekzekutiv, të Postës së Kosovës z.Sejdi Hoxha dhe ekipin e tij.
Kjo vizitë ka për qëllim përcaktimin e mënyrës së realizimit dhe përgaditje të formulareve të postës pas ndryshimit të emrit të shtetit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy drejtorive postare.
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës z.Sejdi Hoxha shprehi gadishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme për të realizuar me sukses ndryshimin e formulareve të cilat tani do të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Posta e Maqedonisë dhe Posta e Kosovës kanë bashkepunim të shkëlqyeshëm shumë vjeçar në fusha të ndryshme në interes të ofrimit të shërbimeve sa me cilësore për qytetarët e të dy vendeve.