Në organizim të organizatave Sindikale të ShA Posta e Maqedonisë u mbajtë për të 19 herë Kampionati Shtetëror për ecje të shpejtë për postierët e Shkupit me datë 10.06.2012.
Në garat morën pjesë garues nga të gjitha Njësit postare të Sh.A: Posta e Maqedonisë të cilët garonin në kategorin e femrave dhe meshkujve.
Garat u mbajtën në kejin e Vardarit në fillim të orës 10.00 me gjatësi të rrugës prej 2,5km,njëkohësisht garat në kategorinë e meshkujve u mbajt në 4-rrathë me gjatësi prej 10 km,ndërsa në kategorinë e femrave kjo garë u mbajt në dy rrathë me gjatësi prej 5 km.
Para fillimit të garës Drejtori Gjeneral i Postës së Maqedonisë z.Rafis Aliti iu drjetua garuesve dhe i përshendeti për këtë garrë tradicionale në ecje të shpejt duke ju dëshiruar garë të suksesshme,ndërsa atyre të parëve sukses ne Ballkanijadën e ecjes së shpejt e cila këtë vit do të mbahet në R.e Turqisë
Pesë të parët në kategorinë e meshkujve të cilët do ta përfaqësojnë Sh.A:Postën e Maqedonisë janë:
Vendi i parë – Zoran Dimov- Njësia postare- Veles
Vendi i dytë- Trajçe Mihov- postier- Njësia postare Veles
Vendi tretë –Viktor Toleveski- postier-Njësia postare Veles
Vendi katërt – Toni Velovksi- postier- Njësia postare Shkupi-2
Të tre vendet e para në kategorinë e femrave të cilat do ta përfaqësojnë Sh.A Postën e Maqedonisë në Ballkanijadë për ecje të shpejt në R.Turqisë janë:
Vendi i Parë – Tanja Gjurçinovksa – Njësia postare Kërçov
Vendi i Dytë – Biljana Cekova –Njësia postare Shtip
Vendi i Tretë –Daniella Trajkovska –Njësia postare Shtip
Në emër të Organizatave Sindikale të Sh.A Posta e Maqedonisë garuesve të cilët janë pjesmarës në Kampionatin Shtetëror për ecje të shpejt ju dëshirojmë sukses në Ballkanijadën e ardhëshme për ecje të shpejt 2012.
Македонски
Shqip





