Sot, më 2 qershor 2016, Posta e Maqedonsië në kuadër të bashkëpunimit tradicional me Institution Shtetëror të Transfuziologjisë në Shkup organizoi aksion të dhurimit të gjakut në ambientet e drejtorisë së kompanisë. Çdo vit organizohen aksione të këtilla për dhurim të gjakut në të gjitha njësitë rajonale të Postës së Maqedonisë.Në këto aksione marrin pjesë numër i madh i të punësuarve në kompaninë tonë, gjë që na përfshinë në mes të aksioneve më të suksesshme të dhurimi të gjakut që organizohen në kuadër të kompanive në mbarë shtetin.Në aksionin e sotëm, për herë të tetë gjak dhuroi edhe drejtori gjeneral z. Faadis Rexhepi, i cili në këtë rast theksoi: “të qenurit human është obligim i të gjithë neve, por, para së gjithash është kënaqësi e madhe që nëpërmjet të dhurimit të gjakut të tregohet humaniteti dhe të ndihmohet në shpëtimin e jetëve të njerëzve”.
Aksionet e dhurimit të gjakut në Postën e Maqedonisë organizohen dy herë brenda vitit dhe tregojnë misionin humanitar të kompanisë.