Sh.a. Posta e Maqedonisë kryen pagesën e pensioneve dhe ndihmave sociale në sportelet e njësisë postare ose në adresë të pranuesit për të gjithe shfrytëzuesit të cilat kanë llogari transaksionale në sh.a.Eurostandard Banka-Shkup dhe kanë të lidhur marrëveshje me Postën e Maqedonisë për pagesën e pensioneve ose ndihmave sociale në adresë të shtëpisë.
Për shërbimin – pagesa e pensioneve ose ndihmave sociale në adresë të shtëpisë të shfrytëzuesit të pensionit ose ndihmës sociale paguhet provizion si në vijim:
- për shumën e pagesës deri në 3.000,00 denarë paguhet provizion prej 40,00 denarë
- për shumën e pagesës prej 3.001,00 -5.000,00 denarë paguhet provizionprej 70,00 denarë
- për shumën e pagesës prej 5.001.00 -7.000,00 denarë paguhet provizion prej 100,00 denarë
- për shumën e pagesës prej 7.001,00-10.000,00 denarë paguhet provizion prej 130,00 denarë
- për shumën e pagesës prej 10.001,00 denarë paguhet provizion prej 160,00 denarë;
Në bazë të marrëveshjes të lidhur me sh.a.Tutunska Banka – Shkup, shërbimi pagesa e pensioneve në adresë të shtëpisë është mundësuar edhe për shfrytëzuesit të pensioneve tëcilët kanë llogari transaksionale në sh.a. Tutunska Banka- Shkup,ndërsa provizionin për këtë shërbim e paguan banka afariste në fjalë .