Shërbimet universare postare janë veprimtari bazë dhe me e vjetër e Postës së Maqedonisë. Sot ato përfshijnë vetëm një pjesë të punës së saj. Shërbimet postare universare përfshijnë pranimin, sortimin, transportin dhe dërgimin e dërgesave postare dhe atë deri në peshë prej 2 kg si dhe të paqetave postare deri më 31,5 kg dhe atë:
• Dërgesa të thjeshta postare ( letra, kartela postare, materiale të shtypura, sekograme, pako të vogla etj)
• Letra të regjistruara ( letra rekomande, letra me vlerë, udhëzime postare me vlerë , udhëzime telegrafike me vlerë )
• EMS dërgesa
• Dërgesa të tjera dhe shërbime të cilat përmbajnë mallra me apo pa vlerë të shënuar.
1.Letra është dërgesë postare e cila përmban porosi të shkruar në kovertë të mbyllur pa vlerë të shënuar apo ciladoqoftë dërgesë tjetër postare e cila në aspekt të madhësisë dhe peshës është në përputhshmëri me standardet për letër. Letra nuk mund të ketë peshë më të madhe se 2 kg dhe mund të jetë e standardizuar, e pa standardizuar dhe glomaze.
Letra e standardizuar është letër në kovertë të mbyllur në formë të këndrejtit, gjatësia e së cilës nuk është më e vogël se gjërësia e shumëzuar me 1,4 dhe e cila i përgjigjet dimenzioneve të cilat vijojnë:
Letër me kovert të thjeshtë
• dimenzionet më të vogla prej 9 x14 cm, me tolerancë prej 2 mm
• dimenzione më të mëdhaja prej 12 x23,5 cm, me tolerancë prej 2 mm
• pesha me e madhe deri më 20 gr
• trashësia me e madhe prej 5 mm
• adresa e pranuesit duhet të jetë e shënuar në anën e drejtë të letrës respektivisht në anën e kundërt të asaj ku mbyllet si dhe duhet shënuar në hapësirë kendrejtë
Letër me kovert me pjesë të tejdukshme
• dimenzionet dhe pesha e letrave me pjesë të tejdukshme janë të njejta me dimensionet dhe peshën të paraparë për letër të tjeshtë.
Ne kuadër të letrave të standardizuara nuk numërohen:
• letrat me pjesë tekstuale apo shenjë grafike ndër adresë , në hapësirë më së paku prej 15 mm majtas apo djathtas nga adresa
• letrat të cilat përfshijnë materiale të forta
• letrat të cilat nuk janë të mbyllura nga të gjitha anët si dhe letra të cilat janë të përpunuara nga material i cili nuk ka veti fizike të letrës (përjashtim bëjnë materialet të cilat shfrytëzohen për dritare)
Letër e pa standardizuar është letër e cila nuk i plotëson kushtet për letër të standradizuar, ndërkaq pesha e saj nuk është me e madhe se 250 gr.
Letër glomaze është letër me peshë me të madhe se 250 gr.
2. Kartela postare është dërgesë e thjeshtë postare me porosi të hapur të shkruar e cila dorëzohet e hapur dhe pa kovert. Kjo kartelë është e përpunuar prej kartonit apo prej letrës e cila është mjaftueshëm e trashë dhe në formë të këndrejtit. Dimenzionet më të mëdhaja të kartelës postare janë 15x 10,5 cm ndërkaq dimenzionet më të voglla janë 14 x 9 cm. Kartela postare e cila është emetim i komunikacionit të brendshëm postar duhet të ketë emërimin : “kartele postare” dhe pullë postare të shtypur.
Kartela postare e cila nuk i plotëson kushtet e parapara në aspekt të pagimit të çmimit të shërbimeve postare llogaritet si letër.
3. Materiale të shtypura janë dërgesa të hapura postare të cilat përmbajnë libra, katalogje, gazeta, revista periodike si dhe materiale të tjera të shtypura. Materialet e shtypura nuk mund të kenë peshë më të madhe se 5 kg. Dimensionet për materiale të shtypura duhet tu përgjigjen dimensioneve të parapara në letër.
Librat janë materiale të shtypura jo periodike me më së paku 50 fletë, duke mos përfshirë këtu kopertinat. Gazetat janë materiale të shtypura të cilat dalin çdo ditë apo në një interval të caktuar kohor, në formë të gazetës, ndërkaq nuk janë të mbeshtjellura me kopertina apo të lidhura. Revistat janë publikacione të shtypura me kopertina dhe të mbështjellura dhe të cilat dalin në një interval të caktuar kohor më së paku 4 herë në vit. Një gazetë apo revistë si material i shtypur nuk mund të ketë peshë më të madhe se 500 gr.
Materiale të tjera të shtypura janë: broshurat, prospektet, ftesat, çmimoret, afishet, kalendaret dhe notesat.
4.“M” thesi, është dergesë postare ( thes) në komunikacion të mbrendshëm dhe të jashtëm postar të cilin i njejti dërgues ja dërgon të njejtit pranues në adresë të njejtë dhe përmabn materiale të shtypura. Pasha e “M” thasëve nuk mund të jetë më e madhe se 30 kg.
5.Sekograme ( shenja për të verbër) janë dërgesa të hapura postare të cilat përmbajnë shenja të shtypura për të verbër, incizime zërike apo shënime komjutorike. Dimensionet e sekogramit duhet tu përgjigjen dimenzioneve të parapara në letër ndërkaq pesha nuk mund të jetë më e madhe se 7 kg.
6. Pako e vogël është dërgesë e hapur postare e cila përmban lëndë me apo pa vlerë të shënuar me peshë deri më 2 kg dhe me dimensione të letrës. Pakoja e vogël mund të përmbajë përshkrim të përmbajtjes, kushte teknike, vlerë të mallrave dhe adresë të dërguesit dhe pranuesit por jo edhe lajmërim të shkruar
7. Letra elektronike është dërgesë postare e cila përman porosi të cilën në formë telekomunikative ka fituar OPB dhe të cilën më pas e ka përcjell besueshëm në origjinalin e bazës fizike me qëllim që të kryhet dërgesa deri te pranuesi.
8. Dërgesa me përgjigje të paguar (CCRI) janë dërgesa postare ( letra dhe kartela postare) të cilat në vehte mbajnë shënimin për pagesë të paguar, të cilën e paguan dërguesi me qëllim të nxisë përgjigje.
Letra të regjistruara postare janë dërgesa postare për të cilat posta në mënyrë paushale apo në vlerë të theksuar garanton kundër rizikut të humbjes, vjedhjes apo dëmtimit dhe për të cilën dërguesit të letrës i jepet dokument për pranimin respektivisht për dorëzimin e letrës në postë ndërkaq nga ana e pranuesit kërkohet vërtetim për pranimin.
1. letra të rekomanduara postare janë dërgesa postare të mbyllura për të cilat paushal garantohet kundër rizikut nga humbja, vjedhja apo dëmtimi dhe për të dërguesit me nevojë apo kërkesë të tij i jepet vërtetim për dërgesë të letrës.
2. letra postare me vlerë janë dërgesa postare të mbyllura me vlerë të shënuar dhe të cilat mund të përmbajnë lëndë të çmueshme, të holla, letra me vlerë dhe porosi të shkruara. Vlera e letrës duhet të jetë e shënuar në numra dhe me shkronja në këndin e poshtëm të majtë të anës së adresës të letrës. Shuma e shprehur duhet ti përgjigjet shumës së vërtetë të përmbajtjes së letrës. Si dërgesa postare me vlerë mund të dorëzohen letrat, paqetat, EMS dërgesat (në komunikacion të brendshëm) dhe pakot e vogla
3. Pakoja është dërgesë postare e regjistruar me madhësi të caktuar dhe peshë deri më 31,5 kg e cila përmban lëndë me apo vlerë të shënuar. Pakoja mund të përmban mallra, të holla apo lëndë të tjera si dhe lajmërime të shkruara. Vlera e përmbajtjes së paqetit duhet të jetë e shënuar me numra në këndin e majtë të anës së adresës së paqetit. Vlera e shënuar duhet ti përgjigjet vlerës së vërtetë të përmbajtjes së paqetit apo në rastin e dhënë vlerës së përmbajtjes së dërguesit me çrast duhet të ketë deklaratë të dërguesit me vertëtim për dërgim të paqetit. Pasojat nga mosshënimi i vlerës së vërtetë bijnë mbi dërguesin.
Pako e standardizuar është ai paqet përmbajtja e së cilit është e paqetuar në ambalazhë të standardizuar dhe tipizuar apo në ndonjë ambalazhhë tjetër e cila në aspekt të dimenzioneve dhe karakteristikave teknike i plotëson kushtet e njejta si ambalazha postare.
Pakoja glomaze është ajo pako e cila ka ndonjë nga karakteristikat e mëposhtme:
• Dimensioni i së cilës tejkalon 50 cm
• Cilatdoqoftë dy dimenzione, duke i parë ndaras, tejkalojnë 30 cm
• Për shkak të formës së veçantë nuk mund të përputhet me pakot e tjera
• Ka peshë më të lartë se 5 kg
Në rast se paqeti është glomaz për më shumë karakteristika, merret parasysh vetëm njera prej tyre
4. Udhëzim i vlefshëm postar dhe telegrafik , janë dërgesa postare të regjistruara me të cilat dërguesi dërgon një shumë të caktuar të hollash pranuesit.