Posta e Maqedonisë shfrytëzuesve të shërbimeve postare u ofron shërbime për shpedicion të cilat janë kualitative, të shpejta dhe me çmime të lira.
Në qoftë se jeni subjekt juridik, duhet të plotësoni autorizim dhe të dorëzoni kopje të llogarisë rrjedhëse jo më të vjetër se 6 muaj.
Për personat fizik procedura e doganimit të dërgesave zbatohet në bazë të Ligjit për dogana të Republikës së Maqedonisë.
Shfrytëzoni shërbimet e shpedicionit të Postës së Maqedonisë për arsye se ne jemi:
Të shpejtë – kryejmë përcjelljen e dërgesës tuaj prej pranimit deri në dorëzim dhe të parët kemi informacion për dërgesën e dorëzuar. Dërgoni dokumentacionin e duhur deri në orët e paradites dhe doganimi i dërgesës tuaj do të bëhet të njëjtën ditë. Në qoftë se jeni prej Shkupi dërgesën tuaj mund ta dërgojmë në adresën tuaj ditën e ardhshme pune. Dërgesat për qytetet tjera të R. së Maqedonisë do t’i keni ditën e ardhshme në postën lokale prej orës 07.00;
Të thjeshtë në komunikim – mjafton vetëm njëherë të dërgoni autorizimin në zyrat tona QKKP Shkupi 2, poshtë stacionit hekurudhor ose ta dërgoni përmes postës në adresën: Posta e Maqedonisë, Shërbimi për import-eksport dhe shpedicion, fahu postar 313, QKKP Njësia rajonale Shkup 2,1000Shkup. Mandej komunikimi bëhet përmes kontakteve telefonike në Nr. e tel.: 02 240 16 88, tel/fax 02 24016 89; fax.02 240 16 90 dhe përmes postës elektronike: spedicija@posta.com.mk.
Nuk keni nevojë për humbje kohe në trafikun e Shkupit, si kërkim të parkingut etj. Paraqituni,ne qëndrojmë në dispozicionin tuaj.
Më të volitshëm – kualiteti dhe çmimet më të volitshme janë në anën tone për çka flet numri i shfrytëzuesve të kënaqur gjatë punës tonë 19 vjeçare. Bëhuni edhe ju pjesë e tyre.
Urdhëroni të bashkëpunojmë