Me paraqitjen e shërbimeve postare është krijuar problem i cili ka zgjatur disa dekada; kush duhet të paguajë taksën postare- dërguesi apo pranuesi?
Zgjidhja e këtij problemi nuk ka qenë e njëjtë në çdo vend por, ka dominuar tradita që pranuesi të paguajë për dërgesën e dorëzuar. Megjithatë, një pyetje ka mbetur pa përgjigje. Çfarë të bëhet në rast se pranuesi refuzon të paguajë?
Janë bërë shumë tentime për të gjetur zgjidhje e cila do të garantonte se Postës do ti paguhet taksë për shërbimin e kryer. Në Francë për shembull, pronari i një poste të vogël, De Valayer, në vitin 1653, klientëve të vet u ka ofruar copëza të vogla të letrës në të cilat ka pasur të shkruar “ vërtetim për transport të paguar”. Megjithatë, kanë kaluar shumë vite para se të fillojë përdorimi i pullave ngjitëse, si vërtetim për taksë të paguar, respektivisht ajo bëhet më datë 6-të maj te vitit 1840. Posta e Britanisë, sjell për herë të parë vendimin për shtypje dhe shitje të pullave postare. Shumë shpejt, kjo metodë e pagesës me taksë, pranohet edhe nga vendet e tjera.
Paraqitja e pullave postare krijon edhe pasionin e ri- FILATELINË.
Filatelia, respektivisht mbledhja dhe studimi i pullave postare edhe sot mbetet hobi më i popullarizuar në botë. Pulla postare, si ambasador i vendit-editues, mundëson njohjen e kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore të atij vendi.
Filatelia bashkon njerëzit e më shumë profesioneve, përcaktimeve partiake dhe klasave sociale, të cilët këtij lloj hobi i përkushtohen për shkak të kënaqësisë, zgjerimit të diturive por edhe për përfitim.
Posta e Maqedonisë emeton tri lloje të pullave postare: me rast, të rregullta dhe me pagesë shtesë. Pullat “me rast” , janë pulla postare jubilare dhe emitohen sipas programit të lejuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pullat e rregullta postare qarkullojnë në komunikacionin e përditshëm postar dhe kanë tematika të ndryshme respektivisht nga :arkitektura, etnologjia etj. Pullat me pagesë shtesë shtypen me vendim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq shuma mbi vlerën e shërbimit dedikohet për qëllime humanitare.
Pullat postare të lartpërmendura punohen në Byronë e filatelisë pranë Postës së Maqedonisë e cila për çdo vit emeton prej 27.000 – 30.000 pulla postare, të 18-të temave të ndryshme. Pullat me vlerë të katalogut mund të furnizohen nga sportelet e filatelisë të cilat ndodhen në Postat kryesore në Shkup, Manastir dhe Strumicë si dhe në shitoren për filateli që ndodhet në Ohër. Programi i pullave postare mundëson krijimin e përmbledhjeve tematike me motive të florës, faunës, trashëgimisë kulturore, sportit, ekologjisë, Evropës ndërkaq më të rinjtë kanë mundësi të mbledhin pulla postare për fëmijë.