70 vite NATO në pullën e Postës së Maqedonisë
Posta e Maqedonisë sot ka promovuar pullën postare të cilën ia dedikon 70 vjetorit të themelimit të NATO-s. Në këtë eveniment, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeminstrja Radmilla Shekerinska, drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi, tha se me promovimin e kësaj pulle postare Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e shënimit të këtij jubileu të rëndësishëm të Aleancës Veri-atlantike.
“Aderimi në NATO dhe Bashkimin Evropian është një nga vlerat themelore të ardhmërisë së vendit. Duke u udhëhëhequr nga këto vlera, drejt të cilave hapëron vendi ynë, Posta e Maqedonisë pullën më të re postare ia dedikon 70 vjetorit të formimit të Alenacës Veriatlantike, duke u bërë pjesë e kremtimeve të këtij përvjetori të rëndësishëm. Miratimi i Marrëveshjes së Prespës, i ka hapur vendit rrugën drejt vlerave perëndimore, dhe Maqedonia e Veriut së shpejti do të fitojë ulësen e saj në familjen e madhe Veri-Atlantike”, tha Rustemi. Ai theksoi se NATO është platformë për bashkimin e popujve dhe paraqet aksion të përbashkët për një të ardhme më të mirë.
“Alancat, ashtu si edhe letrat dhe dërgesat postare, vendosin ura dhe komunikime mes njerëzve dhe popujve. Duke u uhdhëhequr nga këto premisa, edhe Posta e Maqedonisë po jep kontributin e vet në këtë përvjetor përmes pullës postare “70 vite nga themelimi i NATO-s”, duke lënë gjurmë në atë që ne këtu e kemi pagëzuar edhe si vit i NATO-s. “Pulla postare 70 vite nga themelimi i NATO-s”, do të përcjell porosinë në mbarë botën se paqja dhe zhvillimi janë vlera për të cilat ia vlenë të luftojmë”, tha më tej drejtori Rustemi. Ai më tej ka theksuar se Posta e Maqedonisë edhe në të ardhmen do të vazhdojë të angazhohet dhe punojë që shërbimet e saja t’u afrohen standardeve të shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeminstrja Radmilla Shekerinska në fjalën e saj duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO, potencoi arritjet dhe reformat e realizuara.
“Këto vlera për ne nuk janë vetëm fjalë në letër. Ata pasqyrojnë botën e zhvilluar perëndimore, për çka angazhohemi pothuajse tre dekada.
Kjo është botë ku secili, çdo individ është i rëndësishëm. Ku secili individ është i lirë, i sigurtë dhe i mbrojtur. Kjo është bota ku shteti ynë synon për puthuajse tri dekada dhe ky është qëllimi për të cilin ishim përkushtuar, por edhe qëllimi i cili na bashkoi gjatë këtyre viteve. Botë e cila për vite me radhë ishte dëshirë, megjithatë tani bëhet realitet”, tha mes tjerash zv. Radmilla Shekerinska.