Posta e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Unionin për kujdesje dhe edukim të fëmijëve në R. e Maqedonisë , me iniciativë të Unionit Postar Botëror organizuan garën për shkrim më të mirë letrar me rastin e 9 tetorit, Ditës Botërore të Postës. Tema e cila ishte e propozuar nga Unioni Postar Botëror për këtë vit ishte „ Shkruaj letër për heroin tënd“.
Komisioni në përbërje të: Gorjan Petrevski, shkrimtar dhe përfaqësues i Unionit për kujdesje dhe edukim të fëmijëve në RM, Mustafa Ibrahimi profesor universitar, Marija Taushanska , redaktore e gazetës Nova Makedonija dhe Valentina Cvetkoska të cilët ndanë çmimet për vendin e parë, të dytë dhe të tretë, kurse pesë krijimtari tjera letrare fituan mirënjohje.
Shkrimi më i mirë letrar, letra e Jovana Masinoviç nga sh.f “Sh .Kirili dhe Metodij”, Veles është dërguar deri tek Byroja Ndërkombëtare e Unionit Postar Botëror në Bern, Zvicër ku do të garojë me shkrimet tjera letrare nga të gjitha vendet tjera anëtare të Unionit Postar Botëror.
Mateja Petrushevska nga sh.f “Hrsitijan Karposh”, Kumanovë është fituese e çmimit të dytë , ndërsa Ylleza Mustafi nga sh.f “Bashkimi”, Gostivar zuri vendin e tretë. Mirënjohje morrën nxënësit: Eva Karamanovska,sh.f “Rajko Zhinzifov”, Iva Tançeska,sh.f ”Goce Dellçev”, Suela Rushiti, sh.f “Fan Noli”, Damjan Bllazhevski, sh.f “Jan Amos Komenski” dhe Tijana Puriç nga sh.f “Vuk Karagjiç”
Dita Botërore e Postës festohet çdo vit me 9 tetor, ndërsa qëllimi i këtij konkursi letrar është të përmirësohet arti i fjalës së shkruar, aftësitë e shprehjes dhe në të njejtën kohë edhe të ruhet tradita e shkruarjes së letrave.Vendimi për festimin e Ditës Botërore Postare është sjellur në Kongresin e Unionit Botëror Postar në Tokio, në vitin 1969.