Shtypshkrime tjera
Shtypshkrime tjera janë dërgesa postare të hapura të cilat përmbajnë: broshura, prospekte, ftesa, çmimore, regjistra, afishe, kalendarë, libra për shënime etj.
Broshura është libër me pak fleta (gjer më 50 faqe) me mbështjellës të butë, me ndonjë temë aktuale, pyetje me përmbajtje informative ose e ngjajshme. Dërguesi i broshurave para dërgimit të broshurës është i detyruar t’i japë një kopje të broshurës punonjësit postar për inspektim, si dhe deklaratën se të gjitha dërgesat ngjasojnë me ekzemplarin e dhënë.
Dimensionet e broshurës dhe shtypshkrimeve tjera
Dimensionet e broshurës dhe shtypshkrimeve tjera duhet patjetër t’i plotësojnë kushtet për letër të thjeshtë. Pesha maskimale e broshurave të adresuara në grup është gjer më 10 kg, ndërsa pesha maksimale e broshurave të adresuara individualisht është gjer më 2kg.