Posta e Maqedonisë është operator nacional dhe shërbimet postare që i ofron përfshijnë pranimin, përpunimin,transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare në rrjetin postar të brendshëm dhe ndërkombëtar.
Shërbimet postare universale ofrohen në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë me kushte të njëjta për të gjithë shfrytëzuesit. Çmimi dhe kualiteti i dërgimit janë të njëjta, pa dallim të postës të pranimit dhe të destinacionit.
Profesionalizmi dhe përvoja e punonjësve në Postën e Maqedonisë ju garanton dërgim të shpejtë dhe të sigurt të të gjitha dërgesave postare. Posta e Maqedonisë shfrytëzuesve u ofron shërbime të ndryshme nga shërbimi universal.