Share the post "Rreth Nesh"
Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në vitet që do ti kujtojmë si vite të vendimeve historike për Maqedoninë, sistemi i PTT-së u transformua në PTT sistem nacional dhe iu bashkëngjit strukturës postare botërore si organizatë e pavarur për kryerjen e veprimtarisë postare.
Me 12 korrik të vitit 1993, Maqedonia u bë anëtare e Unionit Postar Botëror. Plani afatshkurtër për zhvillim të komunikacionit PTT në periudhën prej vitit1991-1995 përmbante disa aktivitete; hapjen e linjave të reja ndërkombëtare me shtetet fqinje, organizimin dhe rregullimin e qendrës kryesore postare në Shkup për kryerjen e komunikacionit ndërkombëtar, përshpejtimin e procesit të automatizimit të punës në sporteleve nëpër njësitë e rrjetit postar, vendosjen e pajisjeve bashkëkohore për automatizimin e proceseve teknologjike në qendrat postare, pajisjen e parkut për qarkullim me mjete transportuese bashkëkohore për bartjen e dërgesave postare, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve dhe krijimin e shërbimeve të reja.
Komunikacioni postar ndërkombëtar filloi me punë me 1 qershor të vitit1992 ku në QKP Shkupi 2 u formua posta e këmbimit 91003 Shkup, ku zhvilloheshin të gjitha dërgesat e postave prej dhe për në shtetet e huaja përmes dy njësive punuese. Procesi i ndarjes të PTT “Makedonija” filloi në pajtueshmëri me marrëveshjen e EBRD-së i cili ishte veçanërisht intensive kah fundi i vitit 1996/97.
Prej 1 janar të vitit 1997 N.P “Posta e Maqedonisë” fillon të funksionojë si ndërmarrje e veçuar. Posta e Maqedonisë me më shumë se 2000 të punësuar dhe mbi 300 njësi të rrjetit postar në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, kryen veprimtari të operatorit publik në komunikacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar postar, në pajtueshmëri me ligjin për shërbime postare.