Sh.a Posta e Maqedonisë në emër dhe në llogari të sh.a Eurostandard banka-Shkup, përmes rrjetit të saj afarist kryen shërbime të qarkullimit pagesor ne vend:
- mbledhjen e dokumentacionit të duhur për hapjen e llogarisë transaksionale në sh.a Eurostandard banka-Shkup
- pagesat me para të gatshme
- pagesa pa para të gatshme (jokesh) përmes pjesmarrësve në qarkullimin pagesor në vend(për personat fizik dhe subjektet juridike deponent të sh.a Eurostandard banka-Shkup
Posta e Maqedonisë sh.a. kryen shërbimet me para të gatshme dhe paparatë gatshme (kesh-dhe jo kesh) të qarkullimit pagesor sipas tarifës për qarkullim pagesor të sh.a.Eurostandard banka-Shkup.
Afatet për procesimin e urdhërepagesave të pranuara në postë
Pranimi dhe përpunim i urdhërpagesave (instrumenteve pagesore) kryhet gjatë orarit tëpunës të njësive postare (prejorës 07-19) me përjashtim të njësive postare të cilat punojnë vetëm një ndrim,pra pranimi dhe përpunimi i urdhërpagesave procesohet në pajtim me orarin e punës të njësisë postare.
Koha e procesimit(realizimit) të urdhërpagesave nvaret nga koha e pranimit të urdhërpagesave në njësite postare.
Urdhërpagesat të pranuara në dobi të llogarive transaksionale të sh.a.Eurostandard banka-Shkup(urdhërpagesa interne) procesohen në të njejtën ditë.
Urdhërpagesat të cilat barazohen përmes KIBS
Urdhërpagesat e pranuara dhe të autorizuara në njësinë postare deri nëora 14.00 në dobi të llogarive transaksionale të bankave tjera afariste procesohen në të njejtën ditë, ndërsa urdhërpagesat e bankave tjera të pranuara dhe autorizuara mbas ores 14.00 procesohen ditën e ardhshme pune.
Urdhërpagesa që barazohen përmes SPIM
Në qoftë se urdhërpagesat pranohen dhe autorizohen në njësinë postare deri në ora 16.00 procesohen në të njejtën ditë,ndërsa nëse janë të pranuara dhe autorizuara mbas orës 16.00 procesohen në ditën e ardhshme pune.
Shqarim:
- KIBS-(Sistemi i Kliringut Interbankar)-Sistem për neto barazim të shtyre (DNS) procesimi i pagesave të vogla.
- SPIM(Sistemi i Paguar Interbankar i Maqedonisë)- Sistem për bruto barazim në kohën e duhur (RTGS) procesimi i pagesave interbankare të mëdha dhe urgjente.