Share the post "Pjesëmarrje aktive në mbledhjen e 54-të Plenare të Komitetit Evropian për rregullimin postar CERP"
Pjesëmarrje aktive në mbledhjen e 54-të Plenare të Komitetit Evropian për rregullimin postar CERP
Sfidat më të reja të Unionit Botërorë Postar , rregullativa postare e Unionit Evropian e cila ka për qëllim krijimin e tregut të përbashkët , bashkëpunimin ndërmjet shteteve Evropiane, ishin në fokusin e mbledhjes së 54-të, Plenare të Komitetit Evropian për rregullim postar CERP, e cila u mbajt më 12 dhe 13 qershorë, 2019 në hotelin Holidej in, dhe në të cilën morri pjesë edhe Posta e Maqedonisë së Veriut. Ku nikoqir i mbledhjes në Shkup ishte Agjensioni i Postave.
Tema e ngjarjes ishte – Krijimi i shërbimeve më të mira të përbashkëta postare . Në këtë konferencë të pranishëm ishin rreth 30 vende të Evropës, ku si përfaqësues ishin edhe rregullatorët e tyre nacional . Gjatë mbajtjes së konferencës , ekspertë të lartë profesionistë nga më shumë fusha , prezentuan mundësitë dhe mjetet të cilat do të bëjnë të mundur përmirësimin dhe lehtësimin e problemeve të detektuara në procesin teknogjik , gjatë qarkullimit të dërgesave. Roli i Komitetit Evropian për rregullim postar është që ti studiojë çështjet rregullatore në kontekstin Evropian, duke i marrë parasyshë dallimet ndërmjet aspektit rregullativ dhe atij operativ në sektorin postar, si dhe të vlerësojë ndikimin e politikave ndërkombëtare rregullatore në të gjitha vendet e CERP-së.
Në mbledhjen plenare , fjalë përshëndetëse kishte edhe drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut z. Ejup Rrustemi.
Mbledhja e CERP -së u cilësua si e suksseshme , sepse u mbajt në një moment kyç pë shtetin duke pasur parasyshë procesin aktual me BE-në, për transportimin dhe zbatimin e suksesshëm të dispozitave nga direktiva e tretë postare në të drejtën vendore nacionale dhe pritjen për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.