Pagesa me para të gatshme në llogaritë transaksionale në të gjitha bankat afariste dhe pagesat me para të gatshme prej llogarive transaksionale në Euro Standard Banka sh.a Shkup
Posta e Maqedonisë ju ofron të gjitha njësitë postare për realizimin e pagesave të ndryshme me para të gatshme në llogari transaksionale me përdorimin e instrumentit pagesor-fletpagesë (formular PP10), si dhe pagesa të ndryshme me para tëgatshme për shfrytëzuesit e buxhetit me përdorimin e instrumentit pagesor,urdhërpagesë për pagimin e të hyrave publike (formular PP50).
Poashtu, nëse keni llogari transaksionale në Eurostandar Banka sh.a Shkup mund të tërheqni para prej llogarisë tuaj transaksionale permes instrumentit pagesor urdhërpagesa për pagimin e parave të gatshme (formular PP40)
Në disa njësi të caktuara postare të sh.a.Posta e Maqedonisë, mundeni të realizoni pagesa të ndryshme pa para të gatshme(jo kesh) duke shfrytëzuar të gjitha instrumentet pagesore pa para të gatshme.
Transaksionet pagesore me para të gatshme dhe pa para të gatshme realizohen në emër dhe në llogari të sh.a.Eurostandard Banka-Shkup dhe gjatë kryerjes të shërbimeve të qarkullimit pagesor vlen çmimorja e shërbimeve e kësaj banke.