Në sportelet për operacione pagesore???f.1 mund të kryhen pagesa të ndryshme të:
- kompensimeve,
- shpenzimeve,
- abonimeve
Në njësitë postare të sh.a Posta e Maqedonisë mund të paguani shpenzimet e regjisë,duke përfshirë faturat për:
- ngrohje,
- ujë të pijshëm,
- energji elektrike,
- telefoni fikse dhe celulare
Sh.a Posta e Maqedonisë për subjektet juridike ofron shërbim të tërësishëm për pagesën e faturave të tyre. Shërbimi përmban pagimin dhe dërgimin elektronik të të dhënave për faturat e paguara për nevojat e subjekteve juridike per regjistrim ne librin e kontabilitetit.
Shërbimi bëhet në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim afarist me subjektin juridik në të cilin detalisht janë të definuara kushtet dhe çmimi i shërbimit për secilin subjekt juridik veçmas.
Posta e Maqedonisë në saje të marrëveshjeve të lidhura me subjekte të shumta afariste për pagesën e faturave, nuk merr asnjë kompensim nga klienti për kryerjen e shërbimit.
Për momentin,për arsye se nuk ka marrëveshje me subjektin afarist ‘’ N.P.Ujësjellësi dhe Kanalizimi’’ – Shkup, klienti paguan kompensim prej 5,00 denarë gjatë pagesës së këtyre faturave dhe 35,00 denarë nga pagesa e faturave për taksën radiodifuzive në pajtim me tarifën për pagesë në sh.a. Eurostandard Banka-Shkup, për arsye se bëhet fjalë për pagesa përmes instrumenteve pagesore fletpagesë (formular PP10) e jo permes faturave origjinale.
Vizitoni sh.a Posta e Maqedonisë dhe në mënyrë të thjesht dhe të shpejtë paguani të gjitha faturat tuaja në ndonjë prej njësive postare.