Share the post "Njoftim si shkak i shkrimeve në media ,,Posta e Maqedonisë’’ i kërcënon të punësuarit për Regres"
Të nderuar,
Posta e Maqedonisë është kompani shoqërore e përgjegjëshme e cila mbanë llogari për të mirën publike, paralelisht me atë kujdes të veçantë tregon edhe për të punësuarit e saj, mirëqenien e tyre, të vetëdijshëm që të punësuarit janë hallka e funksionimit normal të punës dhe zhvillimit të kompanisë, ku përfitimet nga ai zhvillim në fund do të jenë për të punësuarit dhe shoqërinë.
Për këtë arsye, udhëheqësia e Postës së Maqedonisë me përgjegjësinë më të madhe veproi në raport me pagesën e regresit për pushim vjetorë, i njohur si K15. Këto aktivitete po kordinohen me organizatat sindikale të të punësuarve në Postën e Maqedonisë.
Si rezultat i qasjes serioze ndaj regresit për pushim vjetorë, regresi u pagua në vitin 2016, përderisa po bëhen përgatitjet e fundit për pages të regresit të pushimit vjetor 2017, që të realizohet në fillim të muajit korrik të vitit 2017.
Është fakt që në lidhje me këtë temë hasim në qëndrime të ndryshme ndërmjet të punësuarve, por jemi të bindur në atë se ajo çka i ofron udhëheqësia të punësuarve, për të cilën ka mbështetjen e dy sindikatave reprezentative në Postën e Maqedonisë është më e mira për të punësuarit dhe kompaninë.
Marrëveshjet jasht-gjyqësore të cilat u ofrohen të punësuarve të cilët padisin për regres për vitet para 2016-ës, janë në kuadër të së drejtës individuale që t`a realizojnë në rrugë me më pak shpenzime për Postën e Maqedonisë , duke ju shmangur shpenzimeve të avokatisë dhe tjera. Qasja e tillë në asnjë mënyrë nuk është kundër të të punësuarve, por me këtë propozim-zgjidhje avokatëve u shkurtohet mundësia të realizojnë qëllimet e tyre tregtare në dëm të SHA ,, Posta e Maqedonisë” dhe të punësuarve.
Komunikimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë i udhëheqësisë së Postës së Maqedonisë si dhe i krerëve të organizatave sindikale në asnjë mënyrë nuk mund të llogaritet si presion mbi ata. Organizatat sindikale qëndruan pranë të punësuarve të Postës së Maqedonisë të cilët planifikojn të padisnin, para se ta bënin atë, ti autorizojn ata për përfaqësim gjat realizimit të kërkesave dhe jo me qëllim të shkurtimit të së drejtës por për shmangjen e shpenzimeve të avokatisë dhe atyre gjyqësore.
Menaxhmenti i Postës së Maqedonisë ka qëllime të sinqerta, dhe është i angazhuar maksimalisht në çështjen e pagesës së regresit për pushim vjetorë, ky qëllim është i parë edhe nga përfaqësuaesit e sindikatave prandaj dhe japin mbështetjen e tyre në këtë drejtim.
Besojmë se edhe ata të punësuar në Postën e Maqedonisë të cilët shohin me mosbesim mbi këtë çështje , për një kohë të shkurtë do të jenë të bidnur për të kundërtën, se të vetmit të cilët do të humbin për zgjidhjen e problemit të regresit në këtë mënyrë do të jenë individë të cilët janë jasht Postës dhe të njejtit më së paku brengosen për interesat e të punësuarve dhe të ardhmen e Kompanisë, shohin vetëm interesat e tyre komerciale.
Me respekt,
SHA,,Posta e Maqedonisë”