1. Mandapostë
Me mandapostë mund të dërgoni para në çdo adresë në Republikën e Maqedonisë.
Në njësinë postare më të afërt plotësoni formularin-mandapostën dhe mjetet financiare do tëdërgohen në adresë shtëpie të pranuesit.
Nëse gjatë dorëzimit pranuesi nuk gjindet në adresën e dhënë,atij do ti lihet një lajmërim me informatë se në cilën njësi postare dhe në cilin afat kohor mund ti tërheq mjetet financiare.
Në një mandapostë mund të dërgohen deri në 12.000,00 denarë
Çmimore për pagesë me mandapostë
-për shumën e mandapostës prej 1.000,00 denarë paguhet provizion prej 30,00 denarë,
-për shumën e mandapostës prej 1.001,00 -10.000,00 denarë paguhet provizion prej 3% nga shuma
-për shumën e mandapostës mbi 10.000,00 denarë paguhet provizion prej 300,00 denarë
Mandaposta ndërkombëtare
Me mandapostë ndërkombëtare mund të pranoni para në adresë shtëpie prej Koracisë, Sllovenisë, dhe Turqisë në bazë të marrëveshjeve të lidhura me administratat postare të këtyre vendeve.
2.Western Union
Në qoftëse keni nevojë të dërgoni para me shpejtësi kudo qoftë në botë Posta eMaqedonisë ju ofron shërbim për transfer të shpejtë parash. Western Union është kompania më e madhe botërore për transfer të parave të gatshme në më shumë se 200 shtete dhe mundëson pagesën e parave në më shumë 480000 lokacione.Transferi i parave bëhet me kërkesën tuaj-pamvarësisht se a do të pranoni ose dërgoni para në qarkullimin pagesor në vend ose ndërkombëtar. Kërkesat për pagesat pranohen në njësitë postare. Pagesat bëhen në kesh dhe klienti nuk duhet të ketë llogari rrjedhëse transaksionale.
Shërbimin transfer i shpejtë i parave Western Union e realizojnë njësitë postare 1000 Shkup dhe 6000 Ohër