Dërgesa për korespondencë
Dërgesat për korrespondencë paraqesin komunikim në formë të shkruar në ndonjë medium fizik që duhet të transportohet dhe dërgohet në adresën e caktuar nga dërguesi i dërgesës.
Në dërgesa për korespondencë përfshihen
– Letra
Letra paraqet dërgesë për korrespondencë në zarf të mbyllur me disa karakteristika, si: Letra duhet të jetë e mbyllur në mënyrë që mundëson siguri të plotë të përmbajtjes prej dëmtimeve të mundshme ose mungesës të përmbajtjes gjatë transportit, si dhe siguri nga mungesa ose dëmtimi i përmbajtjes me dëmtim të padukshëm nga jashtë.
Dimensionet e Letrës
Letra duhet ti ketë dimensionet si më poshtë:
- shuma e gjatësisë,gjerësisë dhe lartësisë mos të jetë më e madhe prej 90 cm, duke qenë që dimensioni më i madh i atyre dimensioneve të mos kalojë 60 cm.
- nëse letra ka formë rulon ose tub, gjatësia e të dy diametrave duhet të jetë deri 104 cm, me çka dimensioni më i madh mos të kalojë 90cm, përkatësisht shuma e gjatësisë të dy diametrave nuk duhet të jetë më i vogël prej 17 cm, ndërsa gjatësia e letrës nuk duhet të jetë më e vogël prej 10cm.
- Dimensionet më të vogla në anën e adresës së letrës nuk duhet të jenë më të vogla prej 14*9cm
– Kartëpostalja
Kudo që të ndodheni, paraqituni familjes dhe shoqërisë tuaj me kartëpostale ose kartolinë. Posta e Maqedonisë do të kujdeset që suveniret tuaja të larme sigurt dhe shpejtë të arrijnë në destinacionin e duhur.
Kartëpostalja është dërgesë me njoftim të shkruar të hapur. Kartëpostalja është e përpunuar prej kartoni ose prej letre të fortë në formë drejtkëndore. Kartëpostale janë të gjitha llojet e kartolinave të cilat plotësojnë kushtet të parapara për kartëpostale.
Dimensionet e kartëpostaleve
Kartëpostalet dhe kartolinat kanë formë drejtkëndore me dimensionet si më poshtë:
- Maksimumi i dimensioneve të kartëpostaleve është 15*10.5cm.,
- Ndërsa minimumi 14*9cm
Kartëpostale janë të gjitha llojet e kartolinave të cilat plotësojnë kushtet e parapara për kartëpostalet. Kartëpostalet të cilat me dimensionet plotësojnë kushtet e parapara kategorizohen si kartëpostale të standardizuara.
Kartëpostalja që nuk i plotëson kushtet të parapara me dispozitat e këtij neni konsiderohet si letër.