Takime Frytdhënëse në Baku: Bashkëpunim me Gjeorgjinë dhe ISITEC për të Ardhmen e Shërbimeve Postare

Në vazhdën e takimeve të rëndësishme në Forumin e Liderëve Postar në Baku, Azerbajxhan, pata nderin të takohem me drejtorin gjeneral të Gjeorgjisë, z. Levan Chikvaidzade. Gjatë këtij takimi, diskutova mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin postar, një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve globale dhe përballimin…

Forumi Lidereve Postar në Baku: Sfidat dhe Inovacionet në Shërbimet Globale

Në kuadër të Unionit Universal Postar (UPU), në Baku të Azerbejxhanit po zhvillohet Forumi i Liderëve Postarë, një ngjarje e rëndësishme që mbledh përfaqësues të postave anëtare nga e gjithë bota. Gjatë këtij forumi, po diskutohet për inovacionet më të fundit në teknologjinë postare, si dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet postave të ndryshme…

Posta e Maqedonisë Nis Bashkëpunimin me Mil Šped për Zgjerimin e Shërbimeve E-commerce

Në ambientet e Drejtorisë së Postës së Maqedonisë së Veriut u mbajt një takim me përfaqësues të lartë të qendrës logjistike Mil Šped, një prej qendrave më të mëdha në Ballkan. Gjatë këtij takimi, u bënë hapat e parë për bashkëpunim në fushën e e-commerce. Posta e Maqedonisë ofron kapacitete të shkëlqyera për shërbime postare,…

Drejtori Gjeneral I Postës, Orhan Kurtishi, merr pjesë në promovimin e pulles postare të Luigj Gurakuqit në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sot, si Drejtor I Postës së Maqedonisë së Veriut, pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e pullës postare kushtuar Luigj Gurakuqit, në përvjetorin e 100-të të vdekjes së tij. Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë, pasi nderon një figurë të shquar të historisë shqiptare, I cili kontribuoi në ngjarje kyçe si Kongresi I…

Njoftim

Të nderuar përdorues, Lidhur me shkrimet në media për problemet me shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike në adresën  tuaj, dëshirojmë t’ju informojmë se shpërndarja e faturave kryhet rregullisht në të gjithë territorin e shtetit. Sipas Ligjit për Shërbime Postare “Pranuesi i dërgesave postare është i detyruar të sigurojë vendosjen dhe mirëmbajtjen e një kutije…

SHA Posta e Maqedonisë së Veriut fituese e çmimit EMS për kujdesin ndaj shfrytezuesve për vitin 2023

Fokusi në kujdesin ndaj shfrytëzuesve është jetik për SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, pasi është një nga karakteristikat themelore të shërbimeve të kërkuara nga tregu modern postar. Si pjesë e rrjetit botëror EMS, SHA Posta e Maqedonisë së Veriut nuk harron se përveç që të kujdeset për shfrytezuesit në vendin e saj, duhet të…

Të nderuar shfrytëzues

Kur dërgoni një dërgesë që përmban mallra jashtë vendit dhe për qëllime të vlerësimit të rrezikut dhe përshpejtimit të procedurës doganore në vendin e destinacionit, është e nevojshme të plotësoni formularin e deklaratës doganore CN 22/23. Deklarata doganore është një dokument doganor i detyrueshëm që duhet t’i bashkëngjitet dërgesave që përmbajnë mallra për t’u dorëzuar…