Në bazë të nenit 21 paragrafi 1 pika 34 v.v.dhe pika 31 nga Statuti i SH.A “Posta e Maqedonisë” – Shkup, nenit 14 nga Rregullorja për botim dhe shitje të pullave postare dhe letrave me vlerë, propozimi i paraqitur nga ana e Byrosë për filateli nr.ark.1001-20/23 prej datës 18.02.2018 dhe nenit 8 dhe 10 të Rregullores për punë, Këshilli Drejtues i shoqatës në mbledhjen e mbajtur më datën 28.02.2019, sjell:
VENDIM
NENI 1
Këshilli Drejtues pranë SH.A “Posta e Maqedonisë” – Shkup, duke pasur në konsideratë se në pajtim me programën vjetore për botimin e pullave postare për vitin 2019 janë shtypur botimet e pullave postare të cilat nuk janë në përputhjeme ndryshimet e fundit të Kushtetutës dhe me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, sjell vendim për tërheqjen nga përdorimi të botimeve të pullave postare dhe FDC – Zarfi i ditës së parë si mëposhtë:
Emri i botimit data e botimit sipas vitit/programa sasia
Personalitete të njohura
-250 vjet nga lindja e Napoleon Bonapartës 28.02.2019 6000
FDC – Zarfi i ditës së parë-Napoleon Bonaparta 200
-100 vjet nga lindja e Rade Jovçevski Korçagin 28.02.2019 6000
FDC – Zarfi i ditës së parë-Rade Jovçevski Korçagin 200
-100 vjet nga vdekja e Jashar Bej Shkupi 28.02.2019 6000
FDC – Zarfi i ditës së parë-Jashar Bej Shkupi 200
Shkencë dhe zbulim
-275 vjet nga vdekja e Anders Celsius 14.03.2019 6000
FDC – Zari i ditës së parë-Anders Celsius 200
-250 vjet nga lindja e Andre Zhak Garneren 14.03.2019 6000
FDC – Zarfi i ditës së parë – Andre Zhak Garneren 200
Astronomi
-50 vjet nga lansimi i anijes kozmike Apolo 11 21.03.2019 6000
FDC – Zarfi i ditës së parë – anija kozmike Apollo 11 200
Mjetet e komunikacionit
-qerre të vjetra 04.04.2019 6000
FDC – Zari i ditës së parë – qerre të vjetra 200
Maqedonia ne UE
-Rumani 25.04.2019 6000
FDC – Zarfi i ditës së parë – Rumani 200
-Finlanda 25.04.2019 6000
FDC – Zarfi i ditës së parë-Finlanda 200
Këshilli Drejtues pranë SH.A ”Posta e Maqedonisë” – Shkup sjelli vendim që botimet e pullave postare dhe FDC – Zarfi i ditës së parë të paraqitura në nenin 1 të këtij vendimi të asgjësohen në prani dhe mbikqyrje të komisionit në përbërje:
–Dragi Cvetkovski, anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor për marketing dhe shitje
–Avdil Bitiqi, anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor për qështje ekonomike dhe financiare
–Danço Stojanovski, anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor për teknologji informatike,
Të cilët janë të obliguar që në afat të shkurtër kohor të zbatojnë këtë vendim dhe të përgatisin procesverbal për azgjësimin e këtyre botimeve të pullave postare dhe FDC – Zarfi i ditës së parë
NENI 3
Çmimi total i furnizimit të botimeve të pullave postare dhe FDC – Zarfi i ditës së parë të paraqitura në nenin 1 të këtij vendimi është 19.392,00 denarë dhe i njejti do të .jetë në barrë të shpenzimeve të shoqatës aksionare.
NENI 4
Vendimi hyn në fuqi me ditën e sjelljës së tij.
KËSHILLI DREJTUES
KRYETAR
Ejup Rustemi