Posta e Maqedonisë është operator nacional dhe shërbimet postare që i ofron përfshijnë pranimin, përpunimin,transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare në rrjetin postar të  brendshëm dhe ndërkombëtar.

Shërbimet postare universale ofrohen në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë me kushte të njëjta për të gjithë shfrytëzuesit. Çmimi dhe kualiteti i dërgimit janë të njëjta, pa dallim të postës të pranimit dhe të destinacionit.

Profesionalizmi dhe përvoja e punonjësve në Postën e Maqedonisë ju garanton dërgim të shpejtë dhe të sigurt të të gjitha dërgesave postare. Posta e Maqedonisë shfrytëzuesve u ofron  shërbime të ndryshme nga shërbimi  universal.

Dërgesa për korespondencë

Dërgesat për korrespondencë paraqesin komunikim në formë të shkruar në ndonjë medium fizik që duhet të transportohet dhe dërgohet në adresën e caktuar nga dërguesi i dërgesës.


Në dërgesa për korespondencë përfshihen

– Letra

Letra paraqet dërgesë për korrespondencë në zarf të mbyllur me disa karakteristika, si:  Letra duhet të jetë e mbyllur në mënyrë që mundëson siguri të plotë të përmbajtjes prej dëmtimeve të mundshme ose mungesës të përmbajtjes gjatë transportit, si dhe siguri nga mungesa ose dëmtimi i përmbajtjes me dëmtim të padukshëm  nga jashtë.

Dimensionet e Letrës

Letra duhet ti ketë dimensionet si më poshtë:

  • shuma e gjatësisë,gjerësisë dhe lartësisë mos të jetë më e madhe prej 90 cm, duke qenë që dimensioni më i madh i atyre dimensioneve të mos kalojë  60 cm.
  • nëse letra ka formë rulon ose tub, gjatësia e të dy diametrave  duhet të jetë  deri 104 cm, me çka dimensioni më i madh mos të kalojë 90cm, përkatësisht shuma e gjatësisë të dy diametrave nuk duhet të jetë më i vogël prej 17 cm, ndërsa gjatësia e letrës nuk duhet të jetë më e vogël prej 10cm.
  • Dimensionet më të vogla në anën e adresës së letrës nuk duhet të jenë më të vogla prej 14*9cm

– Kartëpostalja

Kudo që të ndodheni, paraqituni familjes dhe shoqërisë tuaj me kartëpostale ose kartolinë. Posta e Maqedonisë do të kujdeset që suveniret tuaja të larme sigurt dhe shpejtë të arrijnë në destinacionin e duhur.

Kartëpostalja është dërgesë me njoftim të shkruar të hapur. Kartëpostalja është e përpunuar prej kartoni ose prej letre të fortë në formë drejtkëndore. Kartëpostale janë të gjitha llojet e kartolinave të cilat plotësojnë kushtet të parapara për kartëpostale.

Dimensionet e kartëpostaleve

Kartëpostalet dhe kartolinat kanë formë drejtkëndore me dimensionet si më poshtë:

 

  • Maksimumi i dimensioneve të kartëpostaleve është 15*10.5cm.,
  • Ndërsa minimumi 14*9cm

Kartëpostale janë të gjitha llojet e kartolinave të cilat plotësojnë kushtet e parapara për kartëpostalet. Kartëpostalet të cilat me dimensionet plotësojnë kushtet e  parapara kategorizohen si kartëpostale të standardizuara.

Kartëpostalja që nuk i plotëson kushtet të parapara me dispozitat e këtij neni konsiderohet si letër.

Dërgesë postare e rekomanduar


Nëse dëshironi të keni dëshmi për dërgimin e letrës, dërgojeni të rekomanduar. Punonjësit postarë do t’ju japin vërtetim për pranimin e dërgesës, ndërsa gjatë dorëzimit pranuesi duhet të nënshkruhet. Në pjesën e kundërt të zarfit duhet ta shkruani edhe adresën tuaj.

Dërgesë e rekomanduar postare është dërgesë e mbyllur për të cilën keni njëlloj garancie kundër rreziqeve prej humbjes, vjedhjes ose dëmtimit për të cilën  dërguesit dhe në kërkesë të dërguesit i sigurohet dëshmi për dorëzimin e dërgesave postare te pranuesi. Si dërgesë e rekomanduar mundet të dorëzohet secila dërgesë për korrespondencë.

Dimensionet e letrës së rekomnaduar

Dimensionet e letrës të rekomanduar duhet të përshtaten me peshën dhe dimensionet të parapara për letër.

Dërgesë me vlerë të deklaruar (letër me vlerë)

Në rast se dëshironi në letër të dërgoni të holla ose artikuj me peshë deri në 2 kg, dërgoni letër të rekomanduar. Të gjitha letrat e rekomanduara janë të siguruara në rast të humbjes ose të dëmtimit të përmbajtjes që keni deklaruar për çka është me rëndësi vlera e deklaruar të përputhet me vlerën e saktë të përmbajtjes që dërgoni.

Gjatë dorëzimit të dërgesës në sportelet e njësive postare do të merrni  vërtetim për pranim të dërgesës me vlerë, ndërsa pranuesit e njëjta do t’ju dorëzohet me vërtetim gjatë pranimit dhe nënshkrimit në librezën e dorëzimit ose ndonjë tjetër dokument të dorëzuar. Në anën e kundërt të dërgesës (letrës) duhet ta shkruani edhe adresën tuaj. Letra me vlerë mundet të përmbajë sende, të holla dhe lajmërim i shkruar.

Dimesionet e letrës me vlerë

Dimensionet dhe pesha e letrës me vlerë të deklaruar duhet të përputhen me dimensionet e parapara për letrat.

Posta direkte

Materialet reklamuese, për marketing dhe propagandë me porosi identike,me përjashtim të emrit, adresës dhe të dhënave tjera për identifikim të pranuesit, si dhe elementet tjera të ndryshme të cilat nuk ndryshojnë esencën e porosisë dhe të cilat i dërgoni në 50 pranues njëkohësisht  dhe duhet të dorëzohen në adresën e shënuar në vetë dërgesën, mundeni t’i dërgoni si postë direkte.

Llogaritë, faturat dhe raportet financiare nuk llogariten si postë direkte. Dërgesat që përmbajnë kombinim të materialit reklamues dhe tjetër përmbajtje në të njëjtin paketim nuk llogariten si postë direkte.

Dimesionet e postës direkte

Dimensionet e postës direkte janë të njëjta me peshën dhe dimensionet e parapara për letrat.

Pako e vogël

Pako e vogël është dërgesë postare e hapur që përmban mallra deri në 2kg. Pakoja e vogël  mund të përmbajë çdo dokument që ka karakter të korrespondencës aktuale dhe personale.

Mirëpo këto  dokumente  nuk duhet të jenë të adresuara për pranues ose të jenë nga dërgues i ndryshëm me atë të pakos së vogël. 3. Në pjesën për adresim të pakos së vogël duhet vihet shënimi “PAKO E VOGËL “ dhe për komunikacionin ndërkombëtar “PETIT PAQUET “

Dimensionet e pakove të vogla

Dimensionet e pakove të vogla duhet të përputhen me dimensionet të parapara për letrat

Shtypshkrimet (Librat, katalogë, gazetat, revista periodike)

Shtypshkrime janë dërgesa postare të hapura të cilat përmbajnë libra, katalogë,gazeta dhe revista periodike.

Librat janë shtypshkrime jo periodike, të cilat kanë më së paku nga 50 faqe, duke mos i llogaritur kopertinat. Ballina e librit duhet të ketë titull në faqen, emrin dhe mbiemrin e autorit, vendin e botimit, vitin e botimit dhe emrin e botuesit, përkatësisht shtypshkronjës. Fletat e librit duhet të jenë të lidhura mes vete.

Katalogë janë shtypshkrime, të cilat kanë për qëllim ofrimin e produkteve dhe shërbimeve dhe botohen periodikisht gjatë vitit. Katalogu mund të ketë pjesën për përgjigje të kthyer dhe shtojca tjera që kanë të bëjnë me përmbajtjen e katalogut.

Gazetat janë shtypshkrime të përditshme ose  kohëpaskohshme, në distancë kohore të caktuar, në formë gazete dhe nuk janë të lidhura me kapakë.

Revista periodike janë publikime të shtypura të lidhura  me kapakë të cilat botohen në distancë kohore të caktuar më së paku 4 herë në vit.

Pako

 

Pako është dërgesë postare me madhësi dhe peshë të caktuar e cila përmban mallra me dhe pa vlerë të caktuar. Pakoja me vlerë të caktuar është pako përmbajtja e të cilës në rast humbje, vjedhje dhe dëmtimi, dërguesi e ka siguruar vlerën në vet pakon. Në pako nuk lejohet të ketë sende/artikuj të thyeshme ose që prishen.

Pakoja mundet të dorëzohet në njësinë më të afërt postare, ndërsa punonjësit e Postës së Maqedonisë do të sigurohen që e njëjta të arrijë shpejtë dhe sigurt në destinacionin e duhur.

Posta e Maqedonisë ka rrjetin më të gjerë për dorëzim  në vend, falë të cilës mundeni të dërgoni mallra dhe sende të ndryshme në çdo adresë në R. e Maqedonisë dhe jashtë saj.

Posta e Maqedonisë bën dorëzimin në adresë të të gjitha pakove të përfshira në shërbimin universal postar përkatësisht pakot me peshë deri 10kg. në komunikacionin postar të brendshëm  dhe deri në 20kg. nga komunikacioni postar ndërkombëtar. Për të gjitha pakot tjera Posta e Maqedonisë pranuesit i dorëzon një njoftim për arritjen e pakos me një shënim se në cilën njësi postare dhe në cilin afat mund ta marrë pakon.

Dimensionet e pakos

Pakot të përfshira në shërbimin universal postar nuk lejohet të kenë peshën mbi 10kg. Në komunikacionin e brendshëm postar dhe 20kg. në komunikacionin ndërkombëtar.

Dimensioni maksimal i pakos duhet të jetë 1,50m për cilindo prej dimensioneve, dhe maksimum 3 m prej shumës së gjatësisë dhe perimetrit më të madh të matur në drejtim të kundërt me atë të gjatësisë. Pjesa për adresim në pako nuk mund të kenë dimensionin më të vogël se atë të paraparë për letrat.

Pako masive (kaba)

Pako masive janë pako me madhësi dhe peshë të njëjtë të cilat në shumicën e rasteve dërguesi i dërgon në më shumë pranues. Numri më i vogël i dërgesave masive gjatë dorëzimit të njëhershëm është 500 dërgesa, përkatësisht 2.000 ose më tepër dërgesa në periudhë prej 2 javore.

Pesha dhe madhësia e dërgesave masive duhet t’i përputhet peshës dhe madhësisë që është e paraparë për dërgesat postare.

Dërgesa për të verbrit

Dërgesat për të verbrit janë dërgesa postare të hapura të cilat përmbajnë shenja të shtypura për të verbrit, regjistrime të zërit si dhe të dhëna/shënime kompjuterike.

Si dërgesa për të verbrit konsiderohen:

  • Klishetë që përmbajnë shenja të sekografisë dhe
  • regjistrime të zërit ose letra speciale të dedikuara për personat e verbër, të dhëna/shënime kompjuterike me kushte që ato të jenë të dërguara nga një institut për të verbrit ose të dërgohet deri te ai institut.

Dimensionet e dërgesave për personat e verbër

Dimensionet e dërgesave për personat e verbër duhet të përputhen me dimensionet e parapara për letra, me peshë deri në 7kg. Në këndin e djathtë në pjesën lartë në dërgesën  për persona të verbër, dërguesi është i detyruar të vendos shënimin “SEKOGRAM“ përkatësisht ”SECOGRAMME” në komunikacionin ndërkombëtar, të vendos etiketë me shënim për persona të verbër.