Risi  

 


Posta e Maqedonisë vitin 2009 e perfundoi me fitim

Sot në hotelin Aleksandar Palace në Shkup, u mbajt konferenca për shtyp e SHA "Postës së Maqedonisë.Në konferencën për shtyp mbajti fjalim Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë z.Ejup Rustemi i cili ndër të tjerat theksoi: SH.A “Posta e Maqedonisë” - në pronësi shtetërore është operator publik, i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për kryerjen e shërbimeve postale në komunikacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Posta e Maqedonisë është operator i vetëm i shërbimeve postare në Maqedoni, e licensuar nga Agjensioni për Posta i Republikës së Maqedonisë për veprim në fushën e shërbimeve postare të rezervuara. Fushëveprimi kryesor i aktiviteteve që kryen Posta e Maqedonisë përfshin shërbimet universale postare, shërbime për printim, shërbime koriere, shërbime postare financiare dhe veprimtari të tjera. Posta e Maqedonisë disa vite me rradhë ka punuar me rezultat negativ financiar dhe si pasojë e kësaj ka pasur nivel të ulët të investimeve, gjë që ka qenë faktor kufizues për të ndërmarrë aktivitete më intensive për zhvillim. Pasi që analizuam gjendjen e kompanisë dhe identifikuam potencialet zhvillimore të saj, ekipi menaxhues i kompanisë bashkë me të punësuarit në mënyrë intensive u përkushtua për përmirësimin e veprimtarisë së përgjithshme, gjegjësisht të kushteve për punë dhe arritjen e rezultateve pozitive financiare. Duke shfrytëzuar potencialet e Postës, me 332 njësi të rrjetit postar, me mbi 500 sportele, potencial kadrovik me 2400 të punësuar dhe të mjeteve transportuese me mbi 170 automjete, si dhe duke ndjekur trendet dhe përvojat botërore, Posta e Maqedonisë gjatë vitit 2009 intensivisht punoi për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve ekzistuese, futjen e shërbimeve të reja dhe duke mundësuar që ata të jenë më të afërta për qytetarët, bizneset dhe institucionet që i shfrytëzojnë këto shërbime. Si aktivitete të cilat drejtëpërdrejtë ndikuan në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të kompanisë, në këtë rast do të veçoja: - Zbatimin e projektit “Sportel i lëvizshëm për pagesën e pensioneve në shtëpi”, në përputhje me ndryshimet në legjislacion. (Me këtë projekt i plotësuam kërkesat e shumta të pensionistëve për pagesën e pensioneve në shtëpi) - Formimi i “Qendrës për shfrytëzues të mëdhenj” në Shkup (Me këtë qendër u përmirësua efikasiteti dhe qasja e subjekteve afariste – shfrytëzues të mëdhenj të shërbimeve postare), - Hapjen e njësive të reja postare dhe rinovimin e atyre ekzistuese, të cilat mundësuan qasje më të madhe në rrjetin postar të SHA "Posta e Maqedonisë” - Inçizimi i cilësisë së shërbimit postar për dërgesat e letrave në trafikun e brendshëm postar (Për herë të parë në 2009 është realizuar inçizimi i cilësisë së shërbimit postar nga fillimi deri në fund nga një kompani e jashtme, me qëllim që në mënyrë objektive të gjenden dobësitë dhe të ndërmerren hapa të përshtatshëm për eliminimin e tyre) - Udhëheqje elektronike e "Ditarit të postierit” (Ky projekt ofron informim të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në potencialin e burimeve njerëzore të kompanisë dhe rialokim më efikas të tyre) - Aplikimin e ISO standardit 20 000, me të cilin Posta e Maqedonisë u bë kompania e parë në Maqedoni me një certifikatë të tillë - Është nënshkruar Marrëveshje me Western Union për transfertë të shpejtë të parave në njësitë e rrjetit postar - Është nënshkruar Marrëveshje për shitje komerciale të kutive postare në kuadër të projektit "Kuti postare në çdo shtëpi” të Agjensionit për Posta - Gjatë vitit 2009 u intensifikuan negociatat me EVN Maqedoni dhe u arrit marrëveshje për shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike - Intensifikimi i bashkëpunimit me drejtoritë postare të Ballkanit nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim të ndërsjellë: o Marrëveshje për Bashkëpunim me Postën e Shqipërisë o Marrëveshje për Bashkëpunim me Postën e Kosovës o Memorandum për Bashkëpunim me Postën e Turqisë o Marrëveshje për shkëmbim të EMS dërgesave me Postën e Serbisë o Marrëveshje për shkëmbim të EMS dërgesave me Postën e Kosovës Përkushtimi i përgjithshëm i ekipit menaxhues dhe i punonjësve të kompanisë i dha edhe efektet e pritura. Vitin 2009 Posta e Maqedonisë e përfundoi me rezultat pozitiv financiar - FITIM Në vitin 2009 kompania realizoi: - Të ardhura të përgjithshme në shumë prej 1.366.295.712 (një miliard e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milion e dyqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) denarë, që paraqet një rritje prej 5,3% krahasuar me vitin 2008. - Shpenzime të përgjithshme në shumë prej 1.328.698.038 (një miliard e treqind e njëzet e tetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tridhjetë e tetë denarë) që paraqet zvogëlim prej 1% në krahasim me vitin 2008. Fitimi i realizuar në vitin 2009 para tatimimit është 37.597.674 (tridhjetë e shtatë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) denarë. Sa për krahasim, vitin 2008 Posta e Maqedonisë e përfundoi me humbje prej 40.290.150 denarë Si aktivitet të veçantë që do të doja ta ndajë është angazhimi i shtëpisë konsultative KPMG nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me detyrë për të përgatitur një studim gjithëpërfshirës për përcaktimin dhe zgjedhjen e modelit dhe formës më të përshtatshme të privatizimit të pjesërishëm të SHA "Posta e Maqedonisë”. Bashkëpunimi i frytshëm me kompaninë konsultative, për herë të parë Postën e Maqedonisë e pasuroi me një studim të përgjithshëm dhe një plan pesëvjeçar për të parashikuar të hyrat dhe shpenzimet e përgjithshme dhe rezultatin financiar. Ky parashikim na dha besim, por edhe një konfirmim se veprimet e ndërmarra në vitin 2009, kompaninë jo vetëm që e kanë bërë fitimprurëse por edhe e kanë vënë në pozicion të profitit të qëndrueshëm afatgjatë. Kjo na jep besim se SHA “Posta e Maqedonisë” do të vazhdojë të përballojë me sukses sfidat e tregut dhe liberalizimin e tregut postar. Rezultatet pozitive nga viti 2009 edhe më tepër na motivojnë dhe na detyrojnë të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe me dinamikë edhe më të madhe të aktiviteteve në vitin 2010. Në këtë drejtim janë në realizim e sipër disa projekte, nga të cilat do të veçoja: - Automatizimi i plotë i të gjitha njësive postare dhe vendosja e tërësishme e regjimit on-line të punës - Formimi i Shërbimit për kualitet, që do të kryejë monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit - Formimi i Shërbimit të pavarur për revizion të brendshëm - Kyçja në rrjetin elektronik ndërkombëtar për transfertë të parave - EUROGIRO - Në realizim e sipër është projekti për alokimin e shpenzimeve dhe të hyrave (në nivel të shërbimeve të biznesit, në nivel të fazave të realizimit të shërbimeve dhe në nivel të njësive organizative) - Në gjysmën e dytë të vitit 2010 do të implementohet sistem i veçantë i kontabilitetit në përputhshmëri me Ligjin për shërbimet postare. - Në fazë përfundimtare janë bisedimet për partneritet me Lotarinë shtetërore të Maqedonisë - Gjatë 2010 Posta e Maqedonisë do të jetë bashkorganizues i një Konference Ndërkombëtare për cilësi të shërbimeve - Këtë vit kompania do të kyçet në projektin GREEN ACTIN POSTAL CIVIL SOCIETY të Post Europ, e financuar nga fondet IPA të Bashkimit Evropian - Publikimi i pullës postare të përbashkët me drejtoritë postare të Shqipërisë dhe Kosovës për nder të “100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës” - Bashkëpunimi me drejtoritë postare të Ballkanit do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjes për shkëmbim të EMS dërgesave me Postën e Malit të Zi. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, dërgesa e shpejtë dhe cilësore me përkrahje të përshtatshme informatike dhe edukimi i vazhdueshëm i stafit, edhe më tej do të vazhdojë të jetë rruga për realizimin e Vizionit të Kompanisë: Posta e Maqedonisë të jetë shumë profesionale, e orientuar drejt konsumatorit, konkurrente, kompani fitimprurëse e njohur dhe e respektuar me punonjës të përkushtuar dhe të motivuar, e përgjegjëshme ndaj konsumatorëve dhe shoqërisë. Puna profitabile nuk është qëllim në vete, por edhe përkushtim i veçantë për të punësuarit në kompani. Prandaj edhe Menaxhmenti si hap të parë në këtë drejtim vendosi të rritë pagën e postierëve duke filluar nga 01 Shkurti 2010, si dhe të shpallë 15 postierët më të mirë për vitin 2009, gjë që planifikojmë t’a shëndrojmë në traditë çdo 22 prill, ditë e punëtorëve postar në Maqedoni.

Data: 4/22/2010

 

kthm në risitë